Nora istrefi pranon krizën në
marrëdhënien e saj me Robertin

Nora istrefi pranon krizën në<br />marrëdhënien e saj me Robertin
Lajmeve që flasin për një krizë apo një ndarje mes Nora Istrefit dhe bashkëshortit të saj, Robertit, këngëtarja nga Kosova i ka dhënë për të disatën herë një përgjigje. Megjithëse duket se gjithnjë e më shumë ylli i “Sa t’kom dash” zbulon diçka më shumë rreth të vërtetës.

Në një intervistë për suplementin “Bluetooth”, Nora ka pohuar se në martesën e saj ekziston një krizë, ashtu si në çdo marrëdhënie tjetër. “Çdo lidhje i ka krizat e veta, por mendoj se dallon kriza nga ndarja. Gjithçka që mund të them është se unë jam e martuar, jam nënë e një vajze dhe jam shumë e lumtur,” është shprehur 30 vjeçarja.

“Sipas meje ndarja është një opsion që më shumë mendohet gjatë një lidhje me kriza dhe jo pas bekimit për tu bërë prindër. Kështu që jemi prindër të një vajze dhe ndarjen nuk e kemi menduar.,” u përgjigj ajo e pyetur nëse e ka menduar ndarjen nga bashkëshorti.

Mediat shkruan për një tradhëti të mundshme nga ana e Robertit që supozohet se solli krizën në marrëdhënien e tyre, por Nora tha se ‘tradhëtinë nuk e fal, pasi sipas saj është shkatërrim i një lidhje të lumtur’.
nora istrefi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot