Këngëtarja Nora Istrefi ishte ndër yjet më seksi në Video Festin e Kosovës.

Fustani i saj u përfol nga fansat se ishte kopjuar nga Beyonce.

Kolegia e saj Kosovare, Afërdita Dreshaj nuk ka hezituar të shpërndajë një foto me fustan të ngjashëm duke shkruar që e ka veshur përpara dy vitesh.

nora istrefi

Nora ka reaguar kundrejt komenteve, duke thënë se për ju që njihni vetëm Beyonce, unë thjesht e ndoqa trendin e saj ashtu siç bënë tre të tjera përpara meje.

Gabimi i vetëm është se unë jam Nora dhe jam nga Kosva.

Shumë dashuri për ju, shkruan ajo duke replikuar komentet e fansave në rrjetin e saj social.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)