Nora Malaj rrëfen raportin me vjehrrën: Ja çfarë më tha në kafen e parë si nuse që ndikoi marrëdhënien tonë

Marrëdhëniet e krijuara mes nuseve dhe vjehrrave ndër dekada paragjykohen dhe shpesh thuhet se nuk funksionojnë. Kemi të bëjmë me ndërlidhjen midis dy njerëzve të dnryshëm, të botëkuptimeve të ndryshme, Por ky nuk ka qenë rasti i pedagoges Nora Malaj, e cila në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv ka rrëfyer se në fakt për të, marrëdhënia nuse- vjehërr ka funksionuar shumë mirë.

“Ne të dyja I përkisnim një sfere tjetër në të jetuarit dhe në të kuptuarit dhe nuk patëm nevojë të vinim as llokumet dhe as kulacin sepse jetuam bashkë deri sa vdekja atë e ndau nga unë. Gjithë jetën kemi pasur në marrëdhënie jo vjehrrë e nuse por një marrëdhënie nënë e bijë’ tha ajo.

Ndërsa ka rrëfyer për dasmën e saj, ajo ka treguar edhe për një bisedë me vjehrrën e cila ka ndikuar dhe ndihmuar që të krijojnë një marrdhënie të shkëlqyer me njëra-tjetrën në vitet e gjata që kanë jetuar sëbashku.

“Kur ime vjehrrë më ka takuar dhe kemi marrë një ëmbëlsirë të dyja dhe u ulëm bashkë dhe vjehrra ime më thotë ‘ Dua të të bëj një bisedë’ vjehrra ime e mbaruar në Moskë, një nga personalitet e fushës së ekonomisë dhe kuptohet që kishte të tjera tradita me një kulturë shumë të madhe. Më thotë ‘ cdo gjë që do të ndodhi  në shtëpinë tonë varet nga ne të dyja. Si mendon ti që ne të rrijmë si nuse dhe vjehrrë apo si vajzë dhe bijë. Unë mendoj I thash që varet në dorën tuaj si do ta zgjidhni. Nëse do jemi si vjehrrë e nuse kam përshtypje që do fitoj unë dhe ju nuk do ndjeheni mirë. Por nëse do jemi si nënë e bijë, cdo gjë do e keni ju, sepse cdo gjë që ju do më thoni, nëna bijën sido që të jetë e shikon me këtë sy. Dhe që nga ai moment unë vjehrrës sime I thirra mami dhe më erdhi shumë natyrshëm që ti thërrisja mami. Dhe koha tregoi që jetova më shumë me të sesa me mamanë time” u shpreh ajo.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!