Normat e larta të interesit, rrisin kostot e borxhit publik!Për çdo banor detyrimi për frymë shtohet me 6 mijë lekë

Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore si një përgjigje ndaj krizës së inflacionit po rrit kostot e shlyerjes së borxhit publik.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave si pasojë e rritjes së interesave nga janari deri në muajin tetor janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për interesat e borxhit 40,5 miliardë lekë, duke u rritur me 17.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Deri në fund të këtij viti shpenzimet për interesa planifikohen të arrijnë në 56 miliardë lekë, për t’u rritur në vitin që vjen në 66.1 miliardë lekë.

“Duke nisur nga viti 2022 risku i normave të interesit vazhdon të jetë i konsiderueshëm, duke marrë parasysh nivelin e lartë të borxhit afatshkurtër dhe rritjes së normave të interesit në tregje pas situatës së krijuar nga konflikti Rusi-Ukrainë”, thuhet në relacionin e projektbuxhetit për vitin 2024.

Referuar relacionit të projektbuxhetit, stoku i borxhit publik vitin e ardhshëm është parashikuar të rritet me 330 milionë lekë, dhe të arrijë në 1 trilionë e 454 miliardë e 516 milionë lekë. TAB

Edhe pse në vlerë borxhi do jetë më i lartë se këtë vit, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto vlerësohet se do të zbresë poshtë 60%, nga 61.5% që është këtë vit, për shkak të rritjes së PBB-së së vendit.

Nga kalkulimet e bëra bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave rezulton se borxhi për banor në vitin që vjen do të rritet me 6,131 lekë. Detyrimi për çdo banor nëse totalin e borxhit e përpjesëtojmë me numrin e banorëve që ka vendi rezulton në vlerën në 526,657 lekë nga 520,526 lekë që pritet të jetë deri në fund të këtij viti. TAB

BORXHI PUBLIK DHE PËR FRYMË 2024
Borxhi publik             1,454,516 milionë lekë
Popullsia                    2,761,785 banorë
Borxhi për frymë         526,657 mijë lekë
Borxhi për fryme këtë vit 520,526
STOKU I BORXHIT PUBLIK
Viti 2023              1 454 139 milionë lekë
Viti 2024              1,454,516 milionë lekë
Diferenca                     +377 milionë lekë
SHPENZIMET PËR INTERESAT E BORXHIT
Viti 2018                36,5 miliardë lekë
Viti 2019                35,1 miliardë lekë
Viti 2020                34,3 miliardë lekë
Viti 2021                35,8 miliardë lekë
Viti 2022                39,6 miliardë lekë
Viti 2023                56    miliardë lekë
Viti 2024                66,1 miliardë lekë

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë