Eric Holder
OSLO, 8 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri amerikan i Drejtësisë, Eric Holder konfirmoi sot se SHBA-ja po hetonte për të paktën 100 shtetas amerikanë për bashkëpunimin e tyre me organizatat ekstremiste në Siri dhe në Irak.
Holder u kërkoi pëveç të tjerave aleatëve evropianë një shkëmbim informacionesh për udhëtarët që mund të niseshin për luftë në këto dy vende.
"Ne kemi dënuar njerëz dhe kemi vënë në zbatim ligjet tona për të dënuar personat që kanë si qëllim të shkojnë në Siri për të mbështetur organizatat terroriste", konfirmoi Holder në një konferencë shtypi me homologun norvegjez, Anders Anundsen.
"Zyrtarët e shërbimit sekret amerikan kanë theksuar se rreth 23 000 ekstremistë janë aktualisht aktivë në Siri. Mes tyre ndodhen më shumë se 7 000 luftëtarë të huaj, dhjetëra prej të cilëve amerikanë, një numër në rritje", shtoi ai.
Ai u kërkoi qeverive të komunikojnë mes tyre për lëvizjet e residentëve amerikanë dhe evropianë./
/ec/