Në prag të ndeshjes me Shqipërinë trajneri i ekipit të Norvegjisë, Olsen është përfshirë nga dhimbja e kokës pasi largimi i Rise ka krijuar shumë boshllëk në skemat e tij për ndeshjen përballë Shqipërisë, por jo vetëm.
Egil Olsen dhe pse njihet si një njeri që nuk kthehet pas, situata e Kombëtares Norvegjeze ka bërë që të pranojë një kthim pas duke kërkuar rikthimin e Rise. “Është e tmerrshme dhe e pakonceptueshme.
Nuk e kuptoj. I kisha llogaritur të gjithë lojtarët e kombëtares për këtë transfertë të rëndësishme kundër Shqipërisë. Edhe ai ishte pjesë e skuadrës tonë. Është zgjedhja e tij, nuk kam cfarë them.
Do të flas me të në ditët në vazhdim. Dua të them se largimi i tij na hap një gropë në mbrojtje. Dera për të mbetet e hapur dhe unë do ta kontaktoj në me të" deklaroi Egil Olsen.
Rise vendosi që të largohej nga kombëtarja, pasi ishte i pakënaqur me vendimin për shiritin e kapitenit. Vendimi sipas Rise është i parevokueshëm, pasi do ti përkushtohet edhe për pak vite karrierës individuale në ekipin e Fulhamit.
Ndërsa përvec Rise Olsen duhet të bëjë edhe me mungesën e Muhammed Abdellaoue, i cili ka mbyllur sezonin, pasi ka një dëmtim të rëndë në muskujt e këmbës dhe do të mungojë me Shqipërinë.
Kjo ka bërë që Olsen të komunikojë edhe njëherë me Rise që të anulojë vendimin të pakën për ndeshjen me Shqipërinë, pasi ndodhet në një emergjencë totale me formacionin e parë.
Por lufta e nervave nga ana e Rise sapo ka filluar dhe pritet të vazhdojë akoma duke mos e pranuar kërkesën për t'u kthyer në kombëtare.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com