Vendi më i mirë për të jetuar në botë është Norvegjia. Ky është përfundimi i raportit më të fundit për “Zhvillimin Njerëzor”, i bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ky përfundim nuk është ndonjë lajm i bujshëm, pasi prej vitesh Norvegjia ka qenë “parajsa e jetës”. Në këtë raport Shqipëria renditet në vendin e 85 në botë, për fat të keq e fundit në rajon, së bashku me Bosnje dhe Hercegovinën.
E ndërkohë pas Norvegjisë vjen Australia, Zvicra, Danimarka, e ndjekur më pas nga Holanda, Gjermania, Irlanda.
Në mesin e 20 vendeve janë edhe Singapori, Hong Kongu, Lihtenshtajni, Suedia, Britania e Madhe, Islanda, Koreja e Jugut, Izraeli, Luksemburgu dhe Japonia.
Vendet më të këqija në botë për të jetuar janë Nigeria, Republika Qendrore Afrikane, Eritrea, Çadi, Burundi, Burkina Faso, Guinea, Sierra Leone, Mozambik dhe Mali. Këto vende janë klasifikuar si vendet me zhvillim të ulët njerëzor.
Rezultatet e raportit janë llogaritur bazuar në faktorë të tillë si varfëria, arsimimi, jetëgjatësia dhe faktorë të tjerë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com