Ministria e Drejtësisë e Norvegjisë propozon që të dënohen azilantët të cilët nuk kanë arsye të fortë për të kërkuar azil në atë vend. Autoritetet norvegjeze kanë prezantuar planin ku propozohen dënimet me burg për azilkërkuesit e që paraqesin pretendime jo të vërteta, në këtë vend të pasur skandinav.

Ministria e Drejtësisë e Norvegjisë propozon që të dënohen azilantët të cilët nuk kanë arsye të fortë për të kërkuar azil në atë vend.

Siç shkruan portali norvegjez "Lokal", periudha prej tre ditëve të kaluara në burg do të dërgonte "mesazh të rëndësishëm" të huajve të tjerë të cilët planifikojnë të keqpërdorin sistemin e azilit gjatë paraqitjes së kërkesës për azil në atë vend. 

"Kemi dërguar një propozim për konsultim ku theksohet se rastet e azilkërkuesve të cilët kanë paraqitur kërkesën e pabazuar mund të jenë të përpunuara me një procedurë të shpejtë që zgjat dy ditë, ndërkohë që gjatë zgjatjes së procesit mund të ndalen edhe në njësinë e paraburgimit", ka thënë zyrtari norvegjez Ander Anundsen./AA/

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)