OSLO -Trajneri i Norvegjisë, Olsen pas shpalljes së listës së futbollistëve që ka grumbulluar përballë Shqipërisë nuk ka nguruar që të komentojë edhe shanset e ekipit të tij që të kualifikohet në botërorin e Brazilit 2014. Madje, Olsen i trembet edhe një humbje në Tiranë, por përsëri nuk dekurajohet, pasi deklaron se mund të fitojë 4 ndeshjet e mbetura pas asaj me Shqipërinë, e cila mund t’i ngjisë në vendin e dytë sipas Olsen.
“Jam i bindur se në 5 ndeshje do të marrim 12 pikë dhe do të jemi ne të dytët e grupit. Edhe me një humbje në Tiranë kemi shpresë sepse duhet të fitojmë katër ndeshjet e mbetura. Në çdo ndeshje jemi në finale sepse një gabim na nxjerr jashtë.
Nëse arrijmë të marrim 3 pikët në Tiranë, çdo gjë do të lëvizte për mirë. Tanimë është një lojë nervash, të cilën duhet ta fitojmë ne në fund të 90 minutave të Tiranës. Siç ata fituan në mars, duhet ta bëjmë edhe ne, ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë vendimtare për ekipin nëse kërkojmë të shkojmë në Botëror”, është shprehur trajneri i Norvegjisë, Egil Olsen.
Por risia e formacionit të Olsen është që përballë Shqipërisë do të vendosë në formacion dy shqiptarë, të cilët janë Valon Berisha e Ardian Gashi. Berisha dhe Gashi mund ta nisin ndeshjen nga minuta e parë përballë Shqipërisë në Tiranë. Berisha dhe Gashi kanë refuzuar kombëtaren kuqezi duke zgjedhur Norvegjinë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com