Norvegji/Muzeu i veprave në Kobalt kërkon pikturat e kryeministrit Rama

Norvegji/Muzeu i veprave në Kobalt kërkon pikturat e kryeministrit Rama

Muzeu i Punimeve me Kobalt, në Norvegji, ka kërkuar të ketë vepra të kryeministrit Edi Rama, për një ekspozitë që do të organizojë në 2020. Arti i tij do të vendoset përkrah veprave të tjera të pikturuara nga drejtues shteti, si Uinston Çërçill dhe presidenti amerikan, Duajt Ajzenhauer. Muzeu i Veprave me Kobalt ndodhet në një zonë historike të Oslos. Mesatarisht pret rreth 170 mijë vizitorë në sezon. Në 50 vite përvojë me kurime dhe organizime të ekspozitave të rëndësishme, aty janë shfaqur veprat e mjeshtërave më të mëdhenj nordikë të pikturës, si Edvard Munsh, Vilhelm Hamershoi, Helenë Shjerfbek. Në vitin 2018 u vlerësua me çmimin “Muzeu i Vitit”.

Ekspozita e fundit e Kryeministrit ka qenë në Berlin, në janar të këtij viti. Artistë, gazetarë, kritikë arti apo miq I kanë përcaktuar hapësirat e ekspozimit të tij njëlloj sikur të hysh në kokën e artistit. Pak a shumë në shqetësimin e tij krijues. Me tapete murale të mbushur plot me vizatimet e tij shumë ngjyrëshe përgjatë rutinës ditore.

Vizatime mbi letra të llojllojshme, si një mënyrë për të prodhuar art duke e shndërruar hapësirën e punës në muzeun e tij. Skulptura qeramike në forma abstrakte, me dritë dhe detaje të shumta ngjyrash në to, si një përkthim tridimensional I vizatimeve të tij. Duke I dhënë nëpërmjet këtyre elementëve autenticitetin dhe stilin e tij unik. Ekspozitat e tij vetjake janë pasqyruar në mediat e huaja me artikuj dashamirës.

Shpesh mediat e kanë kthyer kokën nga e shkuara, Edi Rama, kryebashkiak, ku me ngjyrosjen e godinave komuniste, qyteti dukej më I ri. Vetë ai është shprehur që ky më shumë ka qenë një akt politik, se sa artistik. Njëlloj terapie përmes të bukurës. Ndërsa po ashtu ka thënë se politika me çmendurinë e saj mund ta bëjë artin edhe më të mirë. Megjithëse ato janë botë të ndryshme ai ka ditur të bashkojë mes tyre.

Edi Rama ka çelur ekspozita në galeritë më prestigjoze në shumë shtete të botës, si dhe në Bienalen e Venecias./Lexo.al

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 23/07/2019 23:05

    SI ZOR ESHTE E BESUESHME ESHTE VARIANTI I PASTRIMIT TE PARAVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës