Nostalgji për çiftin Beckham,
festojnë 15 vjetorin

Nostalgji për çiftin Beckham,<br />festojnë 15 vjetorin
Ai është një ndër çiftet me jetëgjatësinë më të madhe dhe kanë festuar më 4 korrik 15 vjetorin e martesës së tyre.

Bëhet fjalë për çiftin Victoria dhe David Beckham.

Me mbiemrin e saj, ish këngëtarja e Spice Girls, Victoria Adams u martua me David Beckham më 4 korrik të vitit 1999.

victoria beckham

Tashmë ata kanë katër fëmijë, Brooklyn i lindur në po të njëjtin viti të martesës, Romeo i lindur në vitin 2000, Cruz i lindur në vitin 2005 dhe Harper Seven i lindur në vitin 2011.

Ata u kurorëzuan në Dublin në kështjellën Luttrellstown dhe pas martesës u transferuan në Los Angelos në një banesë prej 22 milionë dollarësh në Beverly Hills.

Ata kanë bërë së bashku një rrugë të gjatë dhe të suksesshme në karrierë.

Victoria la karrierën si pjesë e Spice Girls në vitin 2005 kur lindi djali i saj i tretë Cruz.

Ndërsa David Beckham nga lojtar futbolli pati sukses në fushën e modelingut.

Të dy kanë qenë disa herë në kopertinë të revistave dhe fushatave të veshjeve më prestigjze.

Sot Victoria Beckham është edhe dizenjuese veshjesh dhe ka prezantuar koleksionin e saj.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot