29 medalje dhe 20 rekorde kombëtare fëmijët e skuadrës së Tiranës i kanë sjellë Shqipërisë nga ky eventiment të sportit të notit.
Në edicionin e nëntë të zhvilluar në Shkup flamuri shqiptarë ngriti kupën e parë mes 44 skuadrave të tjera nga 404 notarë që morrën pjesë në “Meno Cup 2013”.
Kjo skuadër shpalosi talentin e saj jo vetëm në grupmoshat e vogla por edhe të grupmoshat e mëdha. Medalistët të cilët i sollën 29 medalje Shqipërisë ishin: Franc Aleksi, Diana Basho, Kejsi Delli, Laert Selimi, Eno Bazo, Kristi Kapllani, Andon Papa dhe Binald Mahmuti.
Kjo skuadër e drejtuar nga kordinatori i notit të ekipit të Tiranës Arian Fetishaj. Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli”, trajneri i skuadrës së notit u shpreh se “ky është evenimenti më i rëndësishëm për këtë skuadër”.
Në këtë kampionat skuandra e Tiranës ka thyer 20 rekorde kombëtare duke e bërë të shkëlqejë këtë skuadër në kompeticionin e këtij viti të organizuar mes shteteve të Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë.
Trajneri i skudrës së Tiranës thotë se “Kjo skuadër ka treguar që ka potencial jo vetëm në aktivitete kombëtare por edhe në ato ndërkombëtare”.
Diana Basho është emri i një vajze që shkëlqeu më shumë këtë vit në fitoren e 7 medaljeve ndër të cilat 4 ishin të arta.
Ato që e bëjnë këtë skuadër të jetë kampion përveç stërvitjes së tyre të vazhdueshme janë edhe prindërit e tyre që i ndjekin në çdo stërvitje duke i përkrahur në kampionate. Mirpo Fetishaj thotë se “edhe media i ka dhënë atyre më tepër kurajo”.
Ai u shpreh për rekordet kombëtare që tregojnë ecurinë që ka pasur noti në Shqipëri por gjithsesi ata kanë një shpirt konkurrues që të mos ndalen edhe në kompeticionet e tjera të rradhës. Arjani shprehet se “nuk duhet të kënaqemi vetëm me këto rekorde por të insistojmë të marrim edhe më shumë”.
Edhe pse infrastuktura nuk është në mbështetje të zhvillimit të këtij sporti pasi çdo gjë kjo skuadër e ka ndërtuar vetë duke marrë parasysh të gjitha gjitha kushtet e nevojshme për t`u stërvitur. Trajneri thotë se shqipëria tregoj edhe se ka një sport të mirë të notit përderisa ata rrëmbyem kupën e parë. Ai shprehet se “ne ja kaluam dhe vendeve që kanë një infrastukturë më të mirë të sportit të notit”.
Franc Aleksi rrëmbeu medaljet më të shumta në këtë kampionat. Ai shprehu i entuziasmuar lumturinë e tij duke qenë krenar që mbante në gjoksin e tij 8 medalje. Ai thotë “ ky ishte eveniment shumë i rëndësishëm për mua ku në nëntë gara që unë morra pjesë, u kurorëzova me 8 medalje”.
Diana morri shtatë medalje ndër të cilat katër ishin të arta, një argjëndi dhe dy bronxi. Për të ishte hera e parë që vlerësohej me kaq shumë medalje në arenën ndërkombëtare.
Laerti ishte notari më i vogël, 9 vjeç, i cili morri pjesë në këtë kampionat të notit ku ai u vlerësua me katër medalje. I emocionuar u shpreh “ndihem shumë mirë sepse është hera e parë që vlerësohem me medalje jashtë Shqipërisë”.
Kjo skuadër e notit në Shqipëri ka dhe një grupmoshë nga 7 vjeç deri ne 10 vjeç të cilët janë e ardhmja e sportit të notit në Shqipëri. Në këtë skuadër kampion ku rriten këta notarë të vegjël të cilët nuk kanë ngurruar të rrëmbejnë një kampionat të rëndësishëm për përmasat dhe pjesmarrjen e shumë skuadrave.
Kjo skuadër e notit tregoj se shpallja kampion i rrit atyre më tepër forcën për të shkëlqyer edhe më tej megjithëse janë vlerësuar me çmimet më të mira këtë vit.
Objektivat: Aktiviteti i rradhës “Mimoza Cup në Maqedoni”
Franc Aleksi: 8 medalje
Diana Basho: 7 medalje
Kristi Kapllano: 1 medalje
Kejsi Delli: 4 medalje
Andon Papa: 1 medalje
Eno Baze: 1 medalje
Laert Selimi: 4 medalje
Binald Mahmuti: 2 medalje Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)