Për më tepër, Lochte shtoi se ky fakt e bënte të ndjehej i “eksituar”. “Në Olimpiadën timë të fundit para kësaj (Pekin 2008) – rikujtoi notari, duke treguar një ngjarje për të cilën ishte folur edhe para nisjes së Londër 2012 – kisha një të dashur dhe ky ishte një gabim i madh. Tani jam single, kështu që Londra është një rast i shkëlqyeshëm. Jam i eksituar”.
Nga ana e saj, Ike, e ëma e tij, ka shpjeguar se i biri, përveçse stërvitet shumë, “nuk është në gjendje të ketë një lidhje të qëndrueshme, sepse është gjithmonë duke gjuajtur”.
(im/shqiptarja.com)
