Zbulohet ku banon Arben Ahmetaj, ja adresa në Lugano të Zvicrës! Pagoi 150 mijë dollarë për të lobuar në SHBA për t'u mbrojtur nga akuzat

Kontrata e depozituar nga kompania lobuese 'Prism Group' e kontraktuar nga Arben Ahmetaj incidentalisht kanë zbuluar dhe se ku banon aktualisht ish/zvkryeministri në arrati.

Arben Ahmetaj banon aktualisht në Lugano të Zvicrës, qyteza piktoreske e njohur si rezidencë për banka dhe për biznesmenë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në kufi me Italinë. 

Adresa është: Rruga Stefano Franscini 11 6900, Lugano, Switzerland (Zvicër).  

Aty banon dhe me bashkëshorten e vet Erjola Hoxha dhe vajzën. Shqiptarja.com përmes google maps sjell dhe zonën Viale Stefano Franscini ku banon Ahmetaj.

Marrëveshja është firmosur nga Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxha më 15 janar 2024. 

Sipas dokumenteve të kontratë të cilat janë publike, pagesa e kontratës së lobimit është marrë përsipër nga partnerja e tij Erjola Hoxha, babai dhe kunata e saj si dhe nga një tjetër person me lidhje familjare të saj, Ermand Hoxha, me nënshtetësi dhe banim në Shtetet e Bashkuara. 

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”. Dokumentet e lobimit, janë depozituar nga kompania lobuese e kontraktuar nga Ahmetaj në Regjistrin e Agjentëve të Huaj, FARA në SHBA, të Departamentit amerikan të Drejtësisë. 

Kompania e lobimit të kontraktuar nga Ahmetaj, Prism Group thotë në deklaratën e saj në Regjistrin e Agjentëve të Huaj, FARA në SHBA, regjistruar më 25 janar 2025, se ajo “do të advokojë për llogari të dy të huajve: Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, që të dy shtetas shqiptarë”. Deklarata thotë se lobuesit kanë në plan “të kontaktojnë elemenentë të ekzekutivit dhe legjislativit të qeverisë së shtetit amerikan në përmbushje të detyrimeve kontraktore”.

Synimi i lobimit është “të edukojë politikëbërësit mbi akuzat penale të pavërteta të ngritura ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë”.

Marrëveshja mban datën 15 janar 2024 dhe do të vijojë deri më 16 korrik 2024.

Kontrata parashikon pagimin e 150 mijë dollarëve për zbatimin e saj, nga të cilat 50 mijë paguhen menjëherë me nënshkrimin, ndërsa pjesa tjetër paguhet në 4 këste nga 25 mijë dollarë  çdo datë 1 të muajit prill, maj, qershor dhe korrik.

Pak ditë më parë doli në televizionin e Berishës për të akuzuar Ramën se donte ta bënte kokë turku. Gjatë intervistës nuk bëri publik vendndodhjen por tha se “nga 1 Janari jetoj në një shtëpi në pronësi të bashkisë të atij qyteti ku jetoj zyrtarisht”, gjë që linte të kuptohej se ai nuk po jetonte i fshehur, e se sipas të gjitha gjasave ka nisur procedurat për azil'

Zëri i Amerikës shkruan se Prism Group ndërkohë ka pajtuar si nënkontraktore zonjën Mary Catherine Andrews, me një të kaluar në institucione ndërkombëtare dhe në strukturat qeveritare amerikane, së cilës do t’i kalojë gjysma e shumës që do të paguhet nga ish zëvendëskryeministri e partnerja e tij.

Arben Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për  “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” 

 Foto: Viale Stefano Franscini 11,  Lugano, Switzerland

Pjesë e kontratës me kompaninë amerikane, ku shkruhet dhe adresa e Ahmetajt  ( e vijezuar me te kuqe)

 

Pjesë e kontratës me firmën e lobimit Prism group e firmosur nga Arben Ahmetaj e Bashkeshortja dhe përfaqësuesit e firmës

 

Pjesë e kontratës ku identifikohet se kush do bëjë pagesën, partnerja e Ahmetajt Erjola Hoxha, babai dhe kunata e saj si dhe Ermand Hoxha.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben ahmetaj: 04/06/2024 16:37

    Keshtu e duan shqiptaret pakesoi buken e shtoi drurin..keshtu kenaqen edhe me shum

    Përgjigju
  • politikanet: 08/02/2024 15:22

    po me paret e shqiptarve kto politikanet tone bejne mrekullira

    Përgjigju
  • Tano karidi: 08/02/2024 10:42

    Ky haleja e ka krimbur administraten me vemje te gjitha llojeve.hajduta spiuna servila.niveli me i ulet qe ka pare ministria doganat tatimet.edhe mbureshin kemi tigrin ne.pfffff

    Përgjigju
  • minushe: 07/02/2024 12:03

    i pafajshem ky me keto pasuri.... Follow the money" sic e thote edhe vete.... me shkelje te inceneratoret pa shkelje ku i beri gjithe keto apartamente dhe para???? bashkeshorti im eshte paguar me shume se nje minister nder vite dhe kemi para vetem per te shkolluar femijet dhe vetem nje apartament ku jetojme. asnje apartament te dyte se blejme dot! paguan kot te huajt se kur ta marrin vesh edhe ata se cpasuri ka ky ketu ....do i kthehet ne te kundert gjithe cpo ben.....njeriu kur ben perpjekje per drejtesi duhet te jete i kulluar vete!! A eshte ky valle??

    Përgjigju
  • Ed jupi: 07/02/2024 12:02

    Nuk me duhet ku banon ben ahmetaj, me duhet ca tha ben ahnetaj dhe ke akuzoi ne deponimin e tij para publikut. Une dhe populli shqiptar i degjuam akuzat qe mendoj se jane lehtesisht te provueshme, por me sa duket drejtesia e re nuk i paska degjuar, dhe sqenka aq e re sa na shitet. Si mundet qe ky vend nuk paska nje prokuror te guximshem, dhe pa konflikt interesi qe ti hedhi burzyluket keqberesve pergjegjes per demin qe i kane shkaktuar (dhe vazhdojne i shkaktojne) shtetit.

    Përgjigju
  • The traitors: 07/02/2024 11:55

    E gjen adresen nje gazetar, nuk e gjetka dot policia, spak apo shiku. Shtet hajdutesh.

    Përgjigju
  • Stela: 07/02/2024 10:56

    Sipas jush nuk e din qeveria se ku ndodhet dhe levizjet qe ben? Normal qe pazaret i ka ber me kokat e tjera te partise dhe nuk e arrestojn dot se i nxjer gjith

    Përgjigju
  • Tami: 07/02/2024 09:15

    Te pakten eshte kthyer me bashkeshorten, azili beri dhe nje te mire. Hajdut i ndyre! Kane dhe fytyre keto lloj monstra te bejne moral. Shiko vetem ku ka shkuar per te jetuar dhe kupton se c’ka bere me leket e shtetit. Edhe Rama shume naiv ne zgjedhjen e bashkepunetoreve, po i dalin te gjithe hajdut.

    Përgjigju
  • GazmendD: 07/02/2024 09:13

    Harroje çfarë po bën Ahmetaj, merre parasysh çfarë thotë! Sepse po prek qytetarët; negative apo pozitive!

    Përgjigju
  • Sekretarja: 07/02/2024 09:08

    ....... Tigri Aaa as kotele ska qen,spiun legen gjith zezat i Ka pas gjithmon qysh shkoll 8 vjecare e vazhdim,kte legen,Sala e metà edhe pederast jà nzorren qe osht e ai shkoi te preni atyne,po ska faj ai e Ka Rama QE e afroi kte qelbanik QE sla sekretare,gru shoku e kushurini pa shkerdhy, po zoti osht i modh,kur i bi nqaf fukarejve do e pagush nji dit dhe per kte ndyresiren erdhi dita ti paguj gjitha..!!

    Përgjigju
  • Rama: 07/02/2024 08:23

    Kapeni mor qenin se na mori m qafe.......

    Përgjigju
  • Populli: 07/02/2024 08:13

    Po pse o Z.Arben a nuk do qe me mire te luftoje per drejtesin ketu ne vendin tend a nuk do ishte shume me e ndershme .Ti thua jam i pafajshem ateher cduhen tere keto perse po i ben perse del ne kanalin e saliut dhe hedh balte mbi qevereni tende ku ti ishe zvendes kryeminister dhe ku i gjete or mik kaq shume dollare e populli ne vendin tend mezi nxjerr muajin per buken e femijeve. Jo or mik kjo seshte as drejtesi as rruga me e drejt.Ti po behesh nje me hodo leckaman( per saliun e kam fjalen) dhe kjo te nxjerr zbuluar.BRAVO ARBEN AHMETAJ BRAVO

    Përgjigju
  • zakarel zaka: 07/02/2024 07:58

    flit o tiger trego detajet per kontrata e investime ne shqioeri

    Përgjigju
  • ERMAL LUFO: 07/02/2024 07:56

    E PASKAN ADRESEN CA BEJNE KOT JO SE GJEJME JO SE DIME KU ESHTE ETJ ETJ

    Përgjigju
  • Ana e malit: 07/02/2024 07:40

    Gjynahi zotit me tan kto akuza per TIGRIN kta nuk e xente gjumi naten ty menu si è si me rrit mirqenien e Shqiptarve qe na populli thjesht nje dit te ham me lug florini,sakrific tjeter qe ka ba ty menu per ne ka pas vu krevat dopio ne zyre e bashk me sekretaren rrijshin tan naten larg shpis me gjet nej zgjidhje per me na pasuru ne popullin e thjesht por perfundimisht na jena mosmirnjohsa per sakrificat e Arben Ahmetajt.

    Përgjigju
  • Or tej: 07/02/2024 06:48

    I lumte rilindasit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Tonton: 07/02/2024 05:44

    Populli beson se ky jeton në tunel, ju e zbuluat t'ia tregoni popullit të paditur

    Përgjigju
  • Arditi: 07/02/2024 03:08

    Kot mundoheni me e diskretituar. Rama e vendosi te japi llogari si ne cdo vend te botes.

    Përgjigju
  • tom: 07/02/2024 01:50

    shiko ca shkrimi- komplet hajdut me cizme ahmetaj firm duket si furnitor miniere keta tigrat duhen derguar ne aushvitz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës