Notat e Europianit, Shqipëria mes
10 ekipeve më të mira në Euro 2016
Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare vazhdojnë të thurin elozhe për paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2016. Pas përfundimit të fazës së grupeve prestigjozja britanike Daily Mail, i ka bërë një analizë të detajuar ecurisë së deritanishme të të gjitha skuadrave që kanë marrë pjesë në Euro 2016-të.
Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare vazhdojnë të thurin elozhe për paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2016. Pas përfundimit të fazës së grupeve prestigjozja britanike Daily Mail, i ka bërë një analizë të detajuar ecurisë së deritanishme të të gjitha skuadrave që kanë marrë pjesë në Euro 2016-të.
Gazeta angleze i ka vlerësuar me nga një notë paraqitjet e ekipeve përfaqësuese, teksa me notën A me yll që është edhe më e larta ka vlerësuar paraqitet e dy skuadrave, Kroacisë dhe Islandës. Me notën A janë vlerësuar kombëtare të tilla si Hungaria e Irlanda e Veriut që bënë suprizën duke u kualifikuar për më tej në dy grupe shumë të vështira sic ishin ata F dhe C.
Uellsi që e mbylli grupin B në vendin e parë duke lënë pas Anglinë është vlerësuar me notën A-, ndërsa Italia e Polonia me B+. Shqipëria ndërkohë sëbashku me Gjermaninë e Sllovakinë janë vlerësuar nga Daily Mail me notën B.
Në analizën e saj dedikuar përfaqësueses kuqezi e përditshmja britanike shkruan: “Një prej dy humbëseve të pafata që e mbylli fazën e grupeve në vendin e tretë dhe nuk ja doli të kualifikohej për më tej. Shqipëria i tejkaloi të gjitha pritshmëritë edhe pse nuk mundi të avanconte më tej. Kuqezinjtë ishin impresionues në ndeshjen ndaj Zvicrës edhe pse luajtën për pjesën më të madhe të kohës me një lojtar më pak.
Ndaj Francës Shqipëria rezistoi për 90 minuta duke u ndëshkuar vetëm në fund. Fitoi ndaj Rumanisë duke mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Një turne i mirë nga i cili mund të ndërtohet e ardhmja. Nota B”.
Me këto fjalë Daily Mail e cilëson më shumë sesa pozitiv europianin e Shqipërisë, duke vlerësuar në maksimum kombëtaren kuqezi. Të gjitha kombëtaret e tjera janë vlerësuar me një notë më ulët nga gazeta britanike. Në Grupin A ne ishim të parët. Pas kuqezinjve renditet Zvicra që “Daily Mail” e vlerëson me “B-”, pastaj Franca me “C+” si dhe Rumania me “D”. Tre skuadrat që janë paraqitur më dobët sipas Daily Mail janë Austria, Rusia e Ukraina.
Redaksia Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
30.6%
-
Jo
56.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Opozita shkakton tensione në këshillin bashkiak Tiranë, hapet gara për stadiumin e ri ‘Selman Stërmasi’, Veliaj: Do e bëjmë si Arena Kombëtare
8 Tetor, 22:49
-
Rama parashikoi mandate sa në '97 për PD, Alimehmeti: E dëgjova me shqetësim, nuk e tha kot! Politika flet me simbolika
8 Tetor, 22:46
-
Izraeli: Pasardhësi i Nasrallahut në pushtet mund të jetë ‘eliminuar’
8 Tetor, 22:42
-
Largohet nga drejtimi i IdentiTek Loina Prifti, ja kush do e zëvendësojë! Ministri Hoxha firmos nesër për pasuesen
8 Tetor, 22:32
-
Ardit Rada: Skenari 'LSI 2008', karta e fundit! PD drejt ngujimit dhe grevës në Parlament?
8 Tetor, 22:30
-
Kosovë/ Prokuroria bastis Ministrinë e Mjedisit, 2 të dyshuar për korrupsion dhe fshehje pasurie! Sekuestrohen kompjutera dhe dosje
8 Tetor, 22:21
-
DOSJA K- Pjetër Delia / Një rebel në kampin e internimit të Savrës
8 Tetor, 22:17
-
Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen
8 Tetor, 22:09
-
'PD nuk është më opozita', Pano Soko: Nuk arrin të trembi mazhorancën! Ti nuk vjen me moralin se 'Ne vjedhim më pak'
8 Tetor, 21:57
-
U arratis nga burgu në Itali më 2017, kapet në aeroportin e Romës 41-vjeçari shqiptar me 7 emra! Po udhëtonte nga Spanja
8 Tetor, 21:50
-
Dështimi me mosbindjen civile/ Meçe: PD e reduktuar në sektin berishian! Çaça: Organizimi linte për të dëshiruar
8 Tetor, 21:49
-
Nesër reshje në Shkodër e Lezhë, tre ministra dakordësojnë masat parandaluese me kryebashkiakët: Inspektoni hidrovoret dhe pastroni kanalet
8 Tetor, 21:18