Notë pozitive dhe vlerësime për Asllanin, Inzaghi: S'kisha kurrë dyshime për të! Mesfushori shqiptar: Po rritem dita ditës

Notë pozitive dhe vlerësime për Asllanin, Inzaghi: S'kisha kurrë dyshime për të! Mesfushori shqiptar: Po rritem dita ditës

Simone Inzaghi dhe Kristjan Asllani

Duhej të zëvendësonte një regjisor jetik për mesfushën e Interit si Calhanoglu në një ndeshje delikate dhe Kristjan Asllani ia doli më së miri. Mesfushori shqiptar bëri një ndeshje në kufinjtë e perfeksionit kundër Fiorentinës, e fituar 1-0 falë edhe tij që krosoi për golin e Lautaro Martinez. Në fund 22-vjeçari u vlerësua me notën 7, ndërsa sipas mediave në Itali, Inazghi ka tani një lojtar më shumë të cilit mund ti besoj nga fillimi. Vetë trajneri zikaltër pas ndeshjes me Fiorentinën, për Asllanin u shpreh:

“Asllani luajti shumë mirë dhe unë nuk kisha asnjë dyshim për të. Stërvitet mirë dhe është fat për një trajner të ketë një lojtar si ai pavarësisht se në të njëjtin rol luan edhe Calhanoglu. Nuk luante prej kohësh titullar, por interpretoi 95 minuta në mënyrë më të mirë. Të vetmin dyshim që kisha për të ishte në ver nëse do pranonte të qëndronte edhe një sezon si zëvendësues."

Pavarësisht ndeshjes pozitive Asllani ishte me këmbë në tokë para mediave.

“Ndiej se jam rrritur në lojë falë edhe shokëve të mi në skuadër që janë fantastikë. Më kanë ndihmuar çdo ditë dhe po përparoj në mënyrë konstante. Me Fiorentinën e dinim se ishte e vështirë, por duhet ti merrnim ato pikë me vete në shtëpi. Patëm shumë presion nga ekipi vendas por ia arritëm qëllimit. Kjo fitore do ta ndihmojë shumë në aspektin psikologjik kundër Juventusit,”-u shpreh Asllani.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Carlo Ancelotti i pakënaqur: Ishim të butë kundër Bayern Munich

Carlo Ancelotti i pakënaqur: Ishim të butë kundër Bayern Munich