'Noto, pedalo, vrapo', Veliaj fton të rinjtë të sfidojnë veten në 10 qershor/ Shpërblime për fituesit

'Noto, pedalo, vrapo', Veliaj fton të rinjtë të sfidojnë veten në 10 qershor/ Shpërblime për fituesit

Foto ilustruese

Liqeni i Farkës është tashmë jo vetëm destinacioni i preferuar i fundjavës, por edhe vendi perfekt për gara sportive. Më 10 qershor, do të mirëpresë Triatlon, një sport që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.

Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë të apasionuarve pas sportit që të bëhen pjesë e kësaj sfide sportive, por që do të jetë njëherësh edhe shumë argëtuese me festën që do të organizohet pas gare.

Jo vetëm destinacioni i preferuar i fundjavës, por Liqeni i Farkës tani është edhe vendi perfekt për gara sportive! Tirana - Triathlon, një garë emocionuese dhe plot sfida. Not, çiklizëm, vrap në një super event. Mos mungo

Erion Veliaj

Kjo garë argëtuese por në të njëjtën kohë edhe sfiduese, vjen për herë të parë në qytetin e Tiranës, organizuar nga Bashkia Tiranë.

Itinerari në harmoni me natyrën fantastike të liqenit të Farkës, do të përshkrojë distancat prej 750 m not, 10 km biçikletë dhe 5 km vrap, të zhvilluara njëra pas tjetrës nga i njëjti garues.

Shpërblimi për fituesit për secilën kategori femër/mashkull do të jetë:
– Vendi I 500€
– Vendi II 300€
– Vendi III 200€

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Sulmet politiko-mediatike ndaj Veliajt dhe kuotat elektorale në Qarkun Tiranë

Sulmet politiko-mediatike ndaj Veliajt dhe kuotat elektorale në Qarkun Tiranë