‘Notre Dame De Paris’ në Tiranë, Rama në podcast me Elhaida Danin: Ka qenë një fiksim i përbashkët! Këngëtarja: E bindur se do ketë sukses të madh

Sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama, 'Flasim', ka qenë e ftuar këngëtarja e mirënjohur Elhaida Dani e cila ka folur për sfidat e hasura në karrierën e saj dhe për spektaklin më të shikuar në Evropë “Notre Dame De Paris” që mbahet për herë të parë në Tiranë ditën e nesërme më 28 maj.

Elhaida Dani do të interpretojë rolin e Esmeraldës në shfaqjen e “Notre-Dame de Paris”, e cila do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania’.

Rama zbuloi se këtë organizim e kishin planfikuar prej kohësh ndërsa këngëtarja tha se nuk e besonte se në Shqipëri do të kishte një realizim të tillë dhe këtë lloj pritshmërie nga publiku shqiptar.

“Nuk ma merrte mendja kurrë që do e realizonim dhe se do kishte këtë lloj pritshmërie. Kjo është diçka e re që nuk e kam pritur.  Jam e bindur se mezi do presin të rikthehet sërish në Shqipëri dhe nëse jo, do marrin biletat dhe do ikin në Paris, Londër dhe kudo qoftë vetëm ta shohin”-tha këngëtarja.

Rama i cili e konsideroi këtë shfaqje si një fiksim të përbashkët mes tij dhe këngëtares shkodrane tha se kishte qenë i ftuar nga vetë Elhaida në një prej spektakleve të organizuara në kuadër të Notre Dame De Paris.

“Fiksimi jot po një herë, pa diskutim, por dhe fiksim i imi qysh se me ftesë të Elhaides, unë isha në një prej spektakleve dhe mu duk shumë e padrejtë që atë spektakël mos ta shijonin live mijëra e mijëra shqiptarë këtu në Shqipëri dhe qysh atëherë bëmë një pakt që do të luftojmë për ta sjellë spektaklin në Tiranë dhe ja ku jemi në vigjilje të spektaklit me Elhaida Danin”-tha Rama.

Elhaida Dani tha se edhe persona të cilët nuk janë fansa të kësaj rryme muzikore duhet ta ndjekin shfaqjen sepse garanton emocione të papërshkuara më parë. 

Muzikali i rekordeve Guinnees dhe shfaqja më e ndjekur në Europë ‘Notre Dame de Paris’ nga novela e shkrimtarit francez Victor Hygo për herë të parë do të jetë stadiumin Air Albania në 28 maj. Shfaqja do të vihet në skenë nga legjenda e muzikës italiane Riccardo Cocciante. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
Rama rrëfen fanatizmin në familje: Daja më goditi nënën me shpullë për fundin e shkurtër, gjyshi e përzuri nga shtëpia

Gjatë bisedës me këngëtaren Elhaida Dani të cilën e kishte të ftuar në podcasting e tij të rradhës, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer një rast të fanatizmit brenda familjes së tij. Ai rrëfeu një incident që kishte ndodhur mes dajës dhe nënës së tij pasi kjo e fundit ishte kthyer në Vlorë pas studimeve në Poloni.

Rama tregon se nëna kur mbërriti në Vlorë kishte veshur një fund të shkurtër për kohën e atëhershme, i cili nuk i pëlqeu dajës së tij dhe e goditi me shpullë.

“Dhe për ta mbyllur se është histori e gjatë, por për ta mbyllur ime më shkon me studime në Poloni, ku kuptohet gjërat ishin shumë më ndryshe dhe kthehet me pushime në Vlorë me një fund të shkurtër. Kur zbret në stacionin e autobusëve e priste një nga dajat, i cili direkt, direkt ia jep në shpullë. Ajo vjen dhe kuptohet që e priste i ati, i cili e sheh që ajo ishte e shqetësuar, por pa i thënë ajo asgjë.

Ai e thërret dajën dhe i thotë: Zhduku nga shtëpia dhe ti nuk do rrish këtu deri kur kjo të jetë këtu. Shko ku të duash! Dhe asaj i thotë: Ti shko vish kostumin e banjës siç e ke atje në Poloni dhe ne do të shkojmë të dy në plazh’’- tha Rama.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ines: 27/05/2023 17:47

    Nie shfaqje spektakolare

    Përgjigju
  • Aleksi: 27/05/2023 14:32

    Une besoj se do dali nje kryeveper dhe do ket shume pjesmarres per tu vlersuar????????

    Përgjigju
  • Eno: 27/05/2023 14:16

    Koncert me nje fam boterore

    Përgjigju
  • Ani: 27/05/2023 14:16

    Event i cili juk duhet humbur

    Përgjigju
  • fredi: 27/05/2023 13:44

    Elhaida ka nje ze fantastik dhe do i jape akoma me shume emocion shfaqjes

    Përgjigju
  • Arber: 27/05/2023 13:42

    Shfaqje per mos tu humbur kjo e nesermja ne stadiumin Air Albania

    Përgjigju
  • sana0: 27/05/2023 13:32

    mezi po presim per kete spektakel0

    Përgjigju
  • Era: 27/05/2023 10:55

    Te gjithe spektatoret qe do e ndjekin kete shfaqje do te perjetojne emocione te medha

    Përgjigju
  • ina: 27/05/2023 10:53

    nje shfaqje qe mezi e kemi pritur te realizohet ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Loni: 27/05/2023 10:37

    Do behet organizim fantastik

    Përgjigju
  • Roni: 27/05/2023 10:35

    Do jete nje shfaqje shume e bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale