“Zoti Manhatan!” doli dje nga shtypi, si një shenjë përkujtimi në 1- vjetorin e ndarjes nga jeta të autorit. Bashkëshortja dhe fëmijët e tij u kujdesën që libri të shihte dritën e botimit ashtu siç studiuesi dhe poeti Shehu e kishte lënë amanet. Libri është një sprovë historike-letrare ku në bosht është Amerika dhe gjithë perceptimet, ëndrrat dhe përjetimet që e lidhnin autorin me këtë vend.
Libri përfshin ndjesitë dhe përjetimet e autorit gjatë vizitës së tij të vetme në Amerikë, lënë në formë ditari, një poemë e gjatë me titullin “Zoti Manhatan!”, prej të cilit mori titullin edhe libri, disa persiatje dhe këndvështrime historiko-letrare rreth ngjarjeve dhe personazheve shqiptar-amerikanë dhe një tablo mjaft e vyer që përmbledh historitë e shqiptarëve në Amerikë, nga të dhënat e para që dëshmojnë praninë e tyre në këtë tokë e deri tek veprimtaria e shqiptaro-amerinkanëve në ditët e sotme.
Dy shkrime homazh shkruar nga dr.Isuf kalo dhe Keze Kozeta Zylo, kushtuar poetit dhe studiuesit Novruz Shehu, janë botuar në hyrje të këtij libri, duke bërë një ekspoze të gjithë pasioneve dhe veprimtarisë së tij të palodhur në fushën e letrave. Libri mbyllet me mbi 40 portrete personalitetesh shqiptare që jetuan, punuan dhe dhanë kontributin e tyre në Amerikë që nga fillimi i shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme, pothuajse në të gjithë sferat e jetës shoqërore.
Libri i sapobotuar “Zoti Manhattan!- Në Amerikë me gërvishtësit e qiejve”, do të prezantohet me një grup miqsh e të afërmish të poetit dhe studiuesit Novruz Xh.Shehu, si një formë kujtimi dhe nderimi për të në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta.
(Kopertina e librit 'Zoti Manhatan')
d.c./shqiptarja.com










