Nuk arrihet marrëveshja, Ashton:
Dallimet mes palëve janë të thella

Nuk arrihet marrëveshja, Ashton:<br />Dallimet mes palëve janë të thella
BRUKSEL - Takimi i tetë i Kryeministrave të Serbisë Ivica Daçiç dhe të Kosovës Hashim Thaçi me ndërmjetësmin e kryediplomates së Baroneshës Catherine Ashton ka përfunduar pa arritjen e një marrëveshje.

Bisedimet kanë zgjatur për më shumë se 12 orë, janë karakterizuar me disa ndërprerje dhe ngritje zëri, informojnë mediat. Pengesë kryesore për mos arritjen e pajtimit ishin  kompetencat që do të kishte asociacioni i komunave serbe në Kosovë.

Prishtina kundërshton që ky mekanizëm, i paraparë për vënien e normalitetit në veri, të ketë përgjegjësi ekzekutive, ndërsa Beogradi do që ai të mbajë kontrollin e gjyqësisë, policisë dhe të planifikimit hapësinor.

Kryeministri i Kosovës Thaçi pas takimit fajësoi Serbinë për mosarritjen e marrëveshjes, duke thënë se ajo është treguar joparimore. Megjithatë, Thaçi mbetet me shpresën se marrëveshje do të arrihet, pas reflektimit të Serbisë.
Thaçi u tha gazetarëve në Bruksels e Kosova dha propozime të cilat do të integronin të gjithë qytetarët përfshi dhe serbët etnikë që jetojnë në Kosovë, por shtoi see propozimet “hasën në hezitimin” e palës serbe.

"Ritheksoj se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë mandat ekzekutiv, legjislativ dhe të pushtetit të tretë. Gjithçka do të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës, ligjeve të Kosovës dhe standardeve evropiane”, ka thënë kryeministri i Kosvës.

Sipas tij, Kosova ka qenë e gatshme për marrëveshje me shtetin serb, por ka qenë ky i fundit ai që ka hezituar.

"Ne kemi ardhur me vullnetin më të mirë për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve... Kemi prezantuar qëllimin dhe pozicionin tonë në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës... Fatkeqësisht, nga Serbia ka ende hezitim si dhe një qëndrim joparimor”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri serb Ivica Daçiç ka thënë pas takimit se dallimet e mëdha mbesin përgjegjësitë e asociacionit të komunave serbe, që në Beograd njihet si “bashkësi”.  Ai ka pohuar nuk ka pasur marrëveshje, dhe se palëve u është dhënë një kohë që të arrijnë konkluzionet përkatëse.

"Me gjithë këto bisedime të gjata që kemi pasur disa herë, aktualisht nuk kemi marrëveshje. Kemi edhe ca kohë për të ardhur deri te zgjidhja... Disa qëndrime janë ende larg, kur bëhet fjalë për përgjegjësitë e ‘bashkësisë’ së ardhshme të komunave serbe, për gjyqësinë dhe policinë, por, megjithatë, ka pasur mjaft përparim në bisedime”, ka thënë Daçiç.

ASHTON: TAKIMI I FUNDIT FORMAL

Pas takimit baronesha Ashton ka dhënë një deklaratë për shtyp ku thënë se ky ishte takimi i fundit formal mes palëve. Ashton deklaroi se në tryezën e bisedimeve janë bërë disa propozime por se mes palëve ka dallime ngushta por të thella.

Kjo është hera e fundit që takohemi formalisht. Një numër propozimesh janë hedhur në tryezë. Hendeku mes palëve është shumë i ngushtë, por i thellë. Ato do të shkojnë për këshillime në kryeqytetet e tyre dhe do më njoftojnë për vendimet gjatë disa ditëve të ardhshme”, thuhet në deklaratën e baroneshës Ashton.

Europa e lire shkruan se bisedimet nuk kanë qenë fare të lehtë, kanë thënë të dy kryeministrat. Ai është shoqëruar edhe me ngritje tonesh rreth çështjeve të caktuara, çfarë ka bërë që baronesha Ashton të ndërpresë takimin trepalësh, të konsultohet me delegacionet veç e veç dhe të rikthehet sërish në takim të përbashkët me to. Për herë të parë në tryezën e bisedimeve Kosovë-Serbi dje ishte i pranishëm zëvendëskryeministri i parë serb, Aleksandar Vuçiç.

Lajmi u perditesua
Be.Ma/sg/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset