Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zëvendësministër i Brendshëm. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, bëjnë me dije burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj.
Xhemal Qefalia garoi për karrigen e deputetit në qarkun e Tiranës më 11 maj, por nuk arriti të siguronte votat e duhura. Ai pritej të bëhej pjesë e jetës parlamentare sapo Ogerta Manastirliu të jepte dorëheqjen për të kandiduar si kryebashkiake e Tiranës, por zgjedhjet u anuluan me vendim të Kushtetueses.
Ndërkohë kjo lëvizje në kabinet, vjen një ditë pas atentatit të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, ku i plagosur mbeti dhe një agjent i AMP-së.
Komente










