UKRAINË- Nuk besoi se koronavirusi ekzistonte, por "për faj" të tij ai humbi jetën! Blogeri i fitnesit nga Ukraina, Dmitriy Stuzhuk ndërroi jetë në moshën 33-vjeçare pasi u infektua me COVID-19 tëksa ishte në Turqi. Edhe pse një djalë i ri në moshë, i cili kishte bërë një jetë të shëndetshme dhe aktive, COVID-i "nuk pyeti", kjo për faktin se Stuzhuk e kishte neglizhuar sëmundjen dhe nuk kishte respektuar asnjë masë mbrojtëse. Vonë e kuptoi se e kishte pasur gabim, dhe para se të ikte nga kjo botë bëri një mesazh në rrjetet sociale, ku kërkonte falje, por edhe vuri theksin se sa serioze është kjo sëmundje.
"Dua të ndaj me ju se si jam sëmurë dhe të lajmërojë të gjithë botën për rrezikun e virusit. Mendova edhe që virusi nuk ekzistonte, por koronavirusi nuk është një gjë e lehtë. Është një sëmundje serioze", ishin këto fjalët e blogerit që postonte një foto nga spitali teksa merrte frymë me oksigjen.
"U zgjova në mes të natës sepse kisha grykën të enjtur dhe mezi merrja frymë. Në të njëjtën kohë më dhimbte pak edhe stomaku dhe kisha vështirësi në frymëmarje", shpjegonte blogeri në Instagram.
Dmitriy Stuzhuk la pas tre fëmijë të vegjël dhe ish- gruan e tij, e cila i ka bërë një dedikim shumë prekës. Edhe pse të divorcuar, ajo e ka falenderuar duke thënë se do i kujtojë vitet që kanë qenë bashkë si më të bukurat.
"Më mësove shumë. Unë u rrita me ty u bëra nëna e tre fëmijëve shumë të bukur.Në të dy mësuam bashkë të merrnin vendime të rëndësishme. Me ty u rrita dhe mësova të jem e pavarur. Të falenderoj pafundësisht për vitet që kaluam së bashku pavarësisht se ne u divorcuam. Ti je engjëlli jonë mbrojtës dhe dashuria jote do të mbrojë gjithmonë engjëjt tanë", kujton ish- gruaja e Dmitriy.