Një 41 vjeçar nga Kosova do të hetohet në gjendje të lirë pasi nuk deklaroi shumë e parave, 13 mijë euro, në hyrje të pikës kufitare të Morinës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar V. Z., 41 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, informoi sot policia.
Policia kufitare sekuestroi 13 420 euro në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme.