Administrata Tatimore vijon kontrollet për formalizimin e tregut dhe rritjen e sigurisë ushqimore.

Pas denoncimit të një qytetari ata kanë identifikuar tre subjekte në Fier, Kavjaë dhe Kukës (që tregtojnë dhe importojnë kafshë të gjalla) se deklaronin më shumë blerje dhe pak shitje - skemë e pastër e evazionit fiskal.

Nga  kontrollet u konstatuan disa shkelje të legjislacionit tatimor, mes tyre edhe mosafishimi i listës së çmimeve.

Si provë materiale u sekuestruan 2 njësi kompjuterike -nga të cilat u zbulua se 3 bizneset nuk kishin deklaruar 10 milionë euro në sistemin tatimor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale tatimet theksojnë se çdo shkelje e ligji tatimor do të trajtohet me vendosmëri, teksa shtojnë që tatimpaguesit të lëshojnë dhe marrin faturë, duke respektuar legjislacionin në fuqi për të shmangur penalitetet dhe për të garantuar treg të ndershëm për të gjithë.