Nuk deklaruan pasurinë, ILDKPKI 
100.000 lekë gjobë 6 zyrtarëve 

Nuk deklaruan pasurinë, ILDKPKI <br />100.000 lekë gjobë 6 zyrtarëve 
TIRANË - Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka njoftuar ditën e sotme në një deklaratë për shtyp se ka gjobitur me shumën prej 100.000 lekë 6 zyrtarë, pasi nuk kishin bërë deklarimin e pasurisë.
 
Sipas ILDKPKI, nga ana e saj është bërë një inspektim për rakordimin e subjekteve deklarues në të gjitha institucionet publike, në nivel qendror dhe lokal dhe si rezultat i keqmenaxhimit të institucionit vitet e fundit, janë konstatuar 6 subjekte deklarues të cilët nuk kanë përmbushur detyrimin e tyre ligjor në plotësimin dhe më pas dorëzimin e dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private” pranë këtij institucioni.
 
1- Fatos Klosi, Kryetar i Agjensisë Kombëtare Bërthamore
2- Anesti Dhimojani, Ish Kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë
3- Vangjel Ndreka, Kryetar i Këshillit të Qarkut Fier
4- Hamdi Pasha, Kryetar Komune Kodër Thumanë, Krujë
5-Viktor Popaj, Kryetar i Komunës Kastrat, Qarku Shkodër
6- Lek Bibaj, Kryetar i Komunës Hajmel, Qarku Shkodër
Gjoba nga ana e ILDKPI është vendosur si pjesë e masës administrative të ndërmarrë ndaj këtyre zyrtarëve.
 Në rast se refuzohet të dorëzohet deklarata e interesave private, pas marrjes së masës administrative, sipas këtij institucioni, subjekti konsumon elementë të veprës penale.
 
Arsyet e gjobitjes nga ana e ILDKPKI-së
 - Fatos Klosi, Kryetar i Agjensisë Kombëtare Bërthamore, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Tiranë, nuk ka dorezuar në ILDKPKI, dokumentin zyrtar “Deklaratë e Interesave Private Para Fillimit të Detyrës” dhe “Deklaratën e Interesave Private Periodike/Vjetore 2013”
 
- Anesti Dhimojani, Ish Kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë, nuk ka dorëzuar në ILDKPKI, dokumentin zyrtar deklaratë e interesave private “Periodik vjetor, 2011, 2012, 2013″ dhe “‘Pas largimit nga funksioni 2014″.
 
- Vangjel Ndreka, Kryetar i Këshillit të Qarkut Fier, nuk ka dorëzuar në ILDKPKI, dokumentin zyrtar, deklaratë e interesave private “Periodik vjetor 2013“.
 
- Hamdi Pasha, Kryetar Komune Kodër Thumanë, Krujë, Qarku Durrës, i zgjedhur në këtë funksion me datë 23.07.2013, nuk ka dorëzuar dokumentin zyrtar “Deklaratë e Interesave Private Para Fillimit të Detyrës”; dhe “Deklaratën e Interesave Private Periodike/Vjetore” për vitin 2013.
 
- Viktor Popaj, Kryetar i Komunës Kastrat, Qarku Shkodër, i zgjedhur në këtë funksion me datë 08.05.2011, rezulton të mos ketë dorëzuar brenda afateve ligjore “Deklaratën Para Fillimit të Detyrës”. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të viteve të kaluara rezulton që subjekti deklarues nuk ka dorëzuar “Deklaratën e Interesave Periodike/Vjetore” për vitet 2011, 2012 dhe 2013.
 
- Lek Bibaj, Kryetar i Komunës Hajmel, Qarku Shkodër, i zgjedhur në këtë funksion me datë 08.05.2011, rezulton të mos ketë dorëzuar brenda afateve ligjore “Deklaratën Para Fillimit të Detyrës”, shkelje për të cilën subjekti është gjobitur dhe kallëzuar penalisht. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të viteve të kaluara rezulton që subjekti deklarues nuk ka dorëzuar “Deklaratën e Interesave Periodike/Vjetore” për vitet 2011, 2012 dhe 2013.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 30 gradë celsius, nga e mërkura sërish reshje shiu! Parashikimi i motit për këtë javë

Temperatura deri në 30 gradë celsius, nga e mërkura sërish reshje shiu! Parashikimi i motit për këtë javë