‘Nuk desha ta vishja’, Kim rrëfen se sa kundër ishte ndaj veshjes në Met Gala!

‘Nuk desha ta vishja’, Kim rrëfen se sa kundër ishte ndaj veshjes në Met Gala!

Kim Kardashian

E pabesueshme, por Kim Kardashian ka qenë fillimisht kundër veshjes së shumëpërfolur me të cilën u shfaq në Met Gala 2021!

Kim ishte në kopertinën e marsit 2022 të Vogue dhe mes shumë gjërash foli edhe për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Kanye West, prindërimin e katër fëmijëve dhe pamjen e saj Balenciaga-s që i bëri të gjithë të flasin për të.

“Kam qenë kundër (asaj veshje). Mendova: ‘Nuk e di se si mund ta mbaj maskën. Pse do të doja të mbuloja fytyrën time?’” tha ajo për Vogue. “Por Demna [Gvasalia, drejtori kreativ i Balenciaga-s] dhe ekipi më thanë: ‘Kjo është një gala kostumesh. Kjo nuk është një festë Vanity Fair ku të gjithë duken bukur. Ka një temë dhe ti duhet të mbash maskën. Kjo është pamja'.”

Gvasalia shpjegoi domethënien e veshjes së Kardashian në Met, duke vënë në dukje se maska ishte "konceptualisht, mjaft e rëndësishme".

"Njerëzit do ta kuptonin menjëherë se ishte Kim për shkak të siluetës së saj," tha ai. “Ata nuk do të kishin nevojë as ta shihnin fytyrën e saj, e dini? Dhe unë mendoj se kjo është e gjithë fuqia e personazhit të saj të famshëm, që njerëzit nuk do të kishin nevojë ta shihnin fytyrën e saj për të ditur se është ajo.”

Lidhja midis Gvasalia dhe Kardashian - e cila filloi falë West - u forcua më tej në fillim të këtij muaji, ku Kim u shfaq në fushatën pranverë/verë 2022 të Balenciaga-s.

“Unë gjithmonë mendoj, ‘Çfarë do të vijë më pas?’ Sepse gjithmonë kam pasur Kanye-n, i cili e dinte saktësisht se cila do të ishte epoka e ardhshme e modës për mua. Dhe është paksa e frikshme të jem atje vetëm, por edhe kaq çliruese”, tha Kardashian për Vogue për stilin e saj gjithnjë në zhvillim, i cili me siguri mund të marrë një kthesë tani që ajo po del me Pete Davidson.

Sa i përket stilit të saj të ardhshëm, Kim tha se ndoshta ka ardhur koha të ndihet komode dhe ‘casual’ dhe të qëndrojë pa grim, sepse kjo mund të jetë ajo që i pëlqen të përfaqësojë në botë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet