Nuk do ta besoni! Fisi indian heq dorë nga tradita e lashtë

Nuk do ta besoni! Fisi indian heq dorë nga tradita e lashtë

foto ilustruese

Fisi “Tribu” në Indi ka hequr dorë nga tradita e gjuetisë për të ruajtur natyrën. Një fis në shtetin veri-perëndimor indian të Nagaland-t hoqi dorë nga tradita e lashtë e gjuetisë, për arsyen e thjeshtë,  për të mbrojtur kafshët e egra. Fotografi Sayan Hazra kronikon jetën në fshat pasi hoqën dorën nga praktika.

Në një kohë, 76-vjeçari Chaiyievi Zhiinyii ishte një gjuetar i aftë. Por, ai hoqi dorë nga gjuetia në vitin 2001. Ndërsa fisi Khonoma hoqi dorë nga ajo që ishte një burim i rëndësishëm jetese rreth 20 vjet më parë, për të krijuar një ekosistem më të qëndrueshëm për gjeneratat e ardhshme.

Për shekuj me radhë, njerëzit në fshatin e largët, kodrinor kaluan shumicën e kohës në gjueti. Ata vranë kafshët për ushqim, por edhe për faktin se kjo metodë ishte një traditë dhe një mënyrë jetese. E gjitha filloi në vitin 1993, kur disa banorë filluan një fushatë për të ndaluar gjuetinë. Ata u nxitën të vepronin pasi zbuluan se Tragopanët me ngjyrë gri, një lloj fazani, ishin një specie e rrezikuar.

Rajoni është shtëpia e disa qindra zogjve, por ato janë vrarë shpesh për mishin e tyre. Si rezultat i fushatës nga disa njerëz të fisit, këshilli i fshatit vendosi të rrethojë rreth 20 km katrore, ku nuk do të lejohej gjuetia. Gjatë këtyre viteve, Këshilli ka vendosur të ndalojë prerjen dhe djegien e xhunglës, si dhe çdo lloj veprimtare tregtare që shfrytëzon burimet natyrore dhe pyjet që rrethojnë fshatin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë