Një proces gjyqësor ka zbuluar se sa pgkuhet Kim Kardashian për një foto të postuar në Instagram. Tashmë mund të kuptohet më së miri se pse ajo i zgjedh me kujdes fotot apo videot e hedhura.
Kim Kardashian është në një proces gjyqësor me Missguided, pasi sipas saj, firma e veshjeve përdori imazhin e saj për të reklamuar produktet e tyre.
Sipas TMZ, Misguided nuk reagoi ndaj pretendimeve të Kim, kështu që ajo po kërkon gjykimin standart në të tilla raste, pra një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh. Kim shkruan se paguhet $300,000 deri në $500,000 për një postim të vetëm në Instagram.
Ajo nuk preferon që figura e saj të lidhet me emrin e një firme të caktuar.