Këngëtari i njohur Ermal Meta është detyruar së fundmi të anulojë koncertet e tij për shkak të problemeve shëndetësore. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari pak ditë më parë me anë të postimeve në rrjete sociale ku ka treguar fotografitë në të cilat dukeshin të ënjtura pjesë të ndryshme të fytyrës. Por tashmë, Ermal Meta njoftoi se ai e ka kaluar situatën jo të mirë shëndetësore në të cilën gjendej dhe tha se ishte një problem aspak serioz.
“Më është dashur të pezulloj disa aktivitete pune që të mund të hetoj shkaqet dhe më erdhi keq, por ishte e nevojshme. Për fat të mirë, me një trajtim të synuar dhe të papritur, gjithçka shkoi mirë. Në fund nuk ishte asgjë shqetësuese", tha ai në një intervistë për Oggi.
Gjatë intervistës, Ermal Meta ka rikujtuar dhe disa etapa të jetës së tij në Shqipëri ku kantautori jetoi për 13 vjet, si dhe ka folur për jetën e vështirë që ka pasur pas rënies së regjimit, kur ai nuk e ka pasur afër babain e tij.
"Çdo fjalë mund të lexohej si një pozicion përmbysës në lidhje me një 'kod' që duhej të intuitohej, të përvetësohej. Mendoj se kjo më bëri të fshihesha, edhe pse periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhunë, krim, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku për të cilën nuk e kisha bërë, nuk do ta falë kurrë babain tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme", tha kantautori.
e ka marre vesh gjithe bota ca te ka bere babai cun me te keq nuk besej se gjendet po babai mund te kete gabuar po nuk eshte e thene ti pergjigjesh ne te njejten monedhe kushedi sa i keq je dhe ti palaco qe nen lajm me histori familjare qe mund te kete shume ky vend falendero zotin qe te dha jeta nje drejtim tjeter njeriu fisnik edhe fal.
PërgjigjuKA TE DREJTE ermali,,,ka dhe prinder te lig e te poshter,,,qe nuk meritojne respektin e femijeve....
PërgjigjuIk or legen, ta befte edhe ty femija keshtu. Apo je nga ata qe sbejne femije ti?
PërgjigjuKushedi CA duhet me then ne QE u rritem e u burrerruam ketu.do Pak reklam kengetari Ka vuajtur ne itali hahahah
PërgjigjuMashtrues!
Përgjigju