Grupi i Rithemelimit nuk do të heqë dorë nga skenari i kaosit për të mos lejuar zhvillimin normal seancave parlamentare me pretendimin se po u mohohen të drejtat e opozitës.

Gazment Bardhi deklaron se opozita do të bllokojë seancën maratonë 2 ditore të datave 20 dhe 21 nëntor, ku Parlamenti do të shqyrtojë në parim projekt-buxhetin e 2024.

Për sa kohë opozitës i mohohen të drejtat kushtetuese nuk do të ketë punë normale në Kuvend. E drejta e opozitës për të çuar para reformën zgjedhore nuk zgjidhet duke u fshehur pas mbledhjes online apo shtimti të forcave të gardës. Do bllokojmë punën 2-ditore të parlamentit për diskutimin e buxhetit të vitit 2024”

Përgjatë këtyre dy ditëve nuk do të përjashtohet as ngujimi në seancë, ndërsa një ftesë pas mbledhjes së grupit të deputetëve të tij dhe Berishës Gazment Bardhi ia bëri edhe Lulzim Bashës që t’I bashkohet aksionit.

“Kushdo që nuk ndjehet opozitë me Edi Ramën, nuk mund të bashkohet me frontin opozitar. Bashën kërkojeni që të dalë nëse është fshehur, kërkojeni. Do të duhet ta pyesni atë nëse ndihet apo jo në opozitë. Nuk e shikoj fare, ashtu siç nuk e shikoni ju dhe unë s’kam patur mundësi ta shikoj. E kam parë vetëm një herë të vraponte kur duheshin votat në seancë për ligjin e çimentimit të kapjes nga Edi Rama të Kushtetues.