Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër çiftet më të famshme të show bizit shqiptar. Pas një lidhje shumëvjeçare Miriam dhe Albani sollën në jetë vajzën e tyre Ameli. Së fundmi këngëtarja ka qenë pjesë e një eventi për fustane nusërie dhe është pyetur nëse është në planet e saj të veshë fustanin e bardhë.
'Pse jo, kur të gjejmë kohën do ta bëjmë dhe ne dasmën. Por kësaj radhe do të jetë ndryshe, do ta vendosim të dy së bashku dhe jo vetëm Albani sikurse ndodhi me fejesën. Sapo të mos jemi kaq shumë të ngarkuar me punë dhe unë do ta vesh fustanin e bardhë'- është përgjigjur këngëtarja duke lënë të kuptohet se së shpejti çifti do të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë.