19 këshilltarë  bashkiak  në të gjitha  njësitë vendore në vend nuk do të jenë më në këto poste.

Komisioni Qëndoror i Zgjedhjeve vendosi tu heqë atyre mandatin e këshilltarit pasi nuk kishin plotësuar fare formularin e vetëdeklarimit, ndërsa 5  këshillarë që nuk e kishin plotësuar  u vendos të verifikoheshin.

Ndërkaq KQZ me votë unanime vendosi të pranojë si të ligjshme plotësimin e formularëve  për 11 këshilltarë të cilët  e kanë dorëzuar brenda afateve kohore formularin në Departamentin e Amdinistratës Publike.

Ndonëse  ligji  e parashikonte që formularët të plotësoheshin deri me datën 4  KQZ  pas diskutimeve të gjata vendosi  ti pranojë formularët e  dorëzuar pas këtij afati ndërsa do tu nënshtrohen procesit të verifikimit.

Të gjithë këta i pranojmë formularët e vetëdeklarimit dhe të ecim pastaj me verifikimin, fazën tjetër’ tha Lefteri Luzi.

48  këshilltarë  bashkiak nga 1595  që janë gjithsej  nuk kishin dorëzuar formularin e dekriminalizmit pranë KQZ, përtej afeteve ose  e kishin  dorëzuar atë pranë  Departamentit të Amdinistratës Publike.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)