Një fitore larg titullit kampion në Superligë është Tirana. Për të përmbushur misionin bardheblutë do kenë mundësi të mërkurën, pasi në orën 16:45 do përballen me Teutën në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, e vlefshme për javën e 32 të kampionatit.
“Është e vërtetë që nuk jemi aty ku duhet sa i përket grintës dhe dëshirës. Shpresoj që nesër të na rikthehen këto cilësi. Nesër mos të jenë fytyra të relaksuara, por me uri për t’u rikthyer te fitorja sepse është hera e parë që këtë kampionat pësojmë dy humbje rradhazi,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.
Shansin për të festuar titullin numër 26 Tirana e ka me Teutën, skuadrën kampione në fuqi.
“Shpresojmë dhe do zoti që të kemi edhe fatin sepse është diçka e bukur nëqoftëse arrijmë ta fitojmë titullin përballë skuadrës kampione,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.
Po të mërkurën luhet Skënderbeu-Kastrioti, me korçarët që tani janë pothuajse të rënë. Edhe trajneri Gega ka lëshuar mesazhe lamtumire në fund të sezonit.
“Do ulem të bisedoj me residentin Takaj shumë sinqerisht, sepse unë erdha për Superligën. Megjithatë jam kënaqur me këtë lloj ambienti, me punën pavarësisht se vazhdojmë të marrim kritika për situatën,”-tha Skënder Gega, trajner i Skënderbeut.
Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me nismën e PS për të zbuluar politikanët bashkëpunëtorë të ish-sigurimit?
-
PO
89.3%
-
JO
7.7%
-
NUK E DI
3%
Vota total: 3586
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Perëndimi do të ndajë edhe 1.5 miliard euro për Ukrainën
12 Gusht, 08:01
-
Relacioni sekret: Shokët në Vjenë, na thanë se; nga të sëmurët që vijnë këtu për kurim, nuk ka…/ Problemet e përfaqësive diplomatike, në ’76-ën
12 Gusht, 07:43
-
Restorantet më të shtrenjtë në botë, Tirana me çmimet më të ‘kripura’ në rajon, Prishtina më e lira
12 Gusht, 07:33
-
Lufta në Ukrainë/ SHBA dhe OKB: Shpallni Zaporizhzhinë zonë të çmilitarizuar
12 Gusht, 07:32
-
A jeni gati për këto ditë? Janë festive... horoskopi për ditën e sotme
12 Gusht, 07:11
-
Pasdite vendi do të përfshihet nga reshje shiu, parashikimi i motit për sot
12 Gusht, 07:07
-
Ish bashkëshorti nxjerr videot kur Britney Spears i bërtet dy djemve: Nuk mund të rri duarkryq
11 Gusht, 22:53
-
Si po përdoret telemjekësia për të ndihmuar banorët ukrainas
11 Gusht, 22:40
-
Sulmet rreth centralit bërthamor në Zaporzhia/ Shefi i IAEA-s: Palët të na lejojnë sa më shpejtë të ndërhyjmë
11 Gusht, 22:30
-
Disa të rinj qëllojnë me kallashnikov në ajër në mes të pushuesve te lumi i Shalës! Policia: E ndodhur 2 vite më parë, po verifikojmë
11 Gusht, 22:27
-
Çfarë duhet të kenë kujdes gratë shtatzëna gjatë pushimeve
11 Gusht, 22:18
-
Moska në OKB: 'IAEA' duhet të shkojë sa më shpejt në centralin bërthamor në Zaporizhia! Ukrainasit të ndalin sulmet! Ka rrezik serioz
11 Gusht, 22:12