'Nuk dua luftë', presidenti Vuçiç: Albin Kurti provokon, të mbrojmë popullin tonë

'Nuk dua luftë', presidenti Vuçiç: Albin Kurti provokon, të mbrojmë popullin tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka asnjë arsye për të pasur një konflikt në Ballkan.

Këtë ai e bëri me dije gjatë një deklarate për mediat serbe, me rastin e përurimit të linjës hekurudhore që do të lidhë Serbinë me Hungarinë, ndërsa fajësoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për provokime.

“Nuk shoh asnjë konflikt, edhe pse Albin Kurti i provokon çdo ditë. Duhet të jemi të fortë, të ecim përpara, t'i shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, të luftojmë për interesat e tyre në Kosovë, për popullin tonë në çdo vend, por secili ka të drejtë të mendojë çfarë të dojë. Lufta është gjëja e fundit që duhet të na ndodhë dhe shpresoj se nuk do të na ndodhë kurrë”, tha Vuçiç.

Ai përmendi gjithashtu edhe luftën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

"Edhe pse ju të gjithë qeshët me mua dhe më thoshit se isha "mbretëresha e dramës" dy muaj më parë, tashmë askush nuk po qesh më. Dhe siç mund ta shihni, situata më e vështirë është në Ukrainë, situata e vështirë duket edhe në Lindjen e Mesme”, tha ai. 

Deklaratat e Aleksandar Vuçiç vijnë si reagim ndaj alarmit të ngritur nga Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, i cili është shprehur i shqetësuar për situatën e sigurisë në Ballkan.

Para disa ditësh nga Gjeneva, Presidenti i Serbisë, përsërti frazën se nuk dëshiron luftë me Kosovën duke fajësuar Prishtinën dhe jo Beogradin për një qasje të tillë. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën