‘Nuk dua të jetoj më...’, britmat e nënës shqiptare në morgun në Itali pas humbjes së 3 fëmijëve dhe nipit në aksidentin tragjik

‘Nuk dua të jetoj më...’, britmat e nënës shqiptare në morgun në Itali pas humbjes së 3 fëmijëve dhe nipit në aksidentin tragjik

Momenti kur nëna shqiptare shkon në morg

Anjeza dhe Ardian Hyseni humbën në një aksident tragjik në Itali në Reggia Emilia tre fëmijët dhe nipin. Mediat italiane kanë shkruar sërish për ngjarjen e rëndë dhe kanë përshkruar momentet e tmerrit që ka përjetuar Anjeza, e cila shkoi në morg për të parë 3 fëmijët dhe nipin e pajetë.

'Il Resto del Carlino' shkruan se britmat e Anjeza Hysenit dëgjohen në të gjithë morgun. Siç shkruajnë mediat italiane ajo dëgjohet vetëm të bërtasë në shqip. “Nuk dua të jetoj më kështu…”, thotë ajo.

‘Janë fjalë që të prekin zemrën dhe shpirtin. Klithma që tregojnë se humbja e tre fëmijëve dhe nipit është një dhimbje që nuk mund as të imagjinohet. Sepse familja Hyseni ka katër arkivolet e bardhë para syve, të gjithë të rreshtuar në një dhomë në morgun Coviolo. 

Brenda prehet Shane, 22 vjeç, me djalin e tij Mattias prej vetëm një vjeç e gjysmë, vëllain e tij të vogël Resat, 11 vjeç dhe motrën e tij të vogël Rejana, 9 vjeç, të gjithë viktima të aksidentit dramatik mbrëmjen e së dielës në Gaida. Orjol Lame, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar. I vetmi i mbijetuar nga kjo tragjedi është Lame, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.’- shkruan media italiane.

Trupat e pajetë do të qëndrojnë në Coviolo deri në nisjen për në Durrës. Ardiani dhe Anjeza do t’i varrosin fëmijët dhe nipin në vendlindje, sipas riteve islame. Deri më tani nuk është plotësuar dokumentacioni. Por fluturimi për riatdhesim, me ndihmën e ambasadës shqiptare, pritet të realizohet sonte në mbrëmje ose nesër.

Shane Hyseni, 22 vjeçe, Mattias Lame, 2 vjeç, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni 11 vjeç humbën jetën në ngjarjen e rëndë ndodhi mbrëmjen e së diel rreth orës 20:00 në Via Emilia midis Cadé dhe Villa Gaida. Babai po drejtonte automjetin tip ‘Fiat Stilo’ të errët që humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupat nga makina e shkatërruar. Policia italiane po punon për të ndërtuar dinamikën e aksidentit. Sipas të dhënave të para, mësohet se makina ishte me shpejtësi kur doli nga rruga. Rruga alternative ku ndodhi aksidenti është shumë e frekuentuar nga shoferët kur autostrada është e mbingarkuar. Për të rritur sigurinë, banorët e zonës kanë kërkuar shpesh nga institucionet që të vendosen kamera shpejtësie dhe limiti të jetë 30 km/h në zonë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim