Nuk e pranuan brenda në lokal, klienti përleshet me pronarin me sëpata e pistoleta në Babrru

Komisariati i Policisë Kamëz

Përleshje me sëpata dhe pistoleta në kokë. Kjo është skena e një grindjeje të ndodhur në Babrru, që nuk ka asnjë motiv tjetër veçse refuzimin e pronarëve të lokalit për të pranuar brenda një klient që e konsideronin të padëshiruar.

Klienti me inicialet S. T që është shpallur në kërkim policor për kanosje serioze, përkrahje të autorëve në krim dhe armëmbajtje pa leje është nevrikosur aq shumë sa në fillim ka marrë një sëpatë për të qëlluar stafin dhe kur nuk ia ka dalë ju ka drejtuar atyre pistoletën. Gjithçka ndodhi në lagjen periferike të Tiranës nuk është vetëm një përplasje mes stafit të lokalit dhe klientit që këmbënguli për të pirë një kafe, por edhe një sherr mes kushërinjsh, - deklaron policia e Kamzës për gazetën Si.

Përse u përleshën?

“Kam një dyqan dhe ngjitur menaxhoj edhe një bar kafe të vogël”, nisi ta shpjegojë 28-vjeçari D. Ll, incidentin e armatosur mes tij dhe klientit të padëshiruar në kafene. Isha në spital tek ime më, kur më telefonon stafi, më tregojnë se në lokal kishte shkuar një person që po i ofendonte dhe po sillej keq. Shkova menjëherë dhe e pyeta si ishte puna? Kërkoi të hynte në lokal për të pirë kafe, i kujtova se ishte i padëshiruar në biznesin tim. Ky person ishte gjithashtu kushëriri im, por prej kohësh nuk e pranoja në lokal – dëshmon pranë oficerëve i riu.

Ai kishte thënë nuk pyes për njeri dhe fjalë të tilla, dhe kur stafi i ka thënë që nuk duhet të hynte në lokal ai ishte nevrikosur, – rrëfen në vazhdim që pas asaj që ka ndodhur, është gjendur si në far west e po ashtu edhe nën sulmet verbale të sharjeve të S. T, i cili me veprimet e mëpasshme tregoi se ofendimet ishin më e pakta që mund të bënte. Policia thekson se dëshmia e pronarit dhe stafit mbështetet edhe nga kamerat e sigurisë ku i kërkuari shfaqet me pistoletë në dorë duke ua drejtuar të tjerëve.

“S. T kur u refuzua për të pirë kafe shkoi tek motori i tij që e kishte lënë aty afër, mori sëpatën dhe m’u vërsul. Na tha do t’ju çaj kokën, ty dhe vëllezërve, ne arritëm ta ndalonim duke e qetësuar. Por ai me kërcënime shtoi se nuk e linte me kaq dhe u nis drejt shtëpisë së tij”, mësohet të ketë rrëfyer pronari.

Sipas policisë pa kaluar shumë kohë, një vajzë e vogël duke vrapuar i ka njoftuar “po vjen S. T, ka në dorë një pistoletë”.

Policia bën me dije se kallëzuesi së bashku me vëllezërit kanë vrapuar për t’u fshehur pranë uzinës së tankeve për të shpëtuar jetën e tyre. Për të minimalizuar dëmet njëri prej tyre është kujtuar për policinë dhe ka telefonuar për ndihmë. Por teksa të rinjtë janë fshehur në një vend të sigurt, i kërkuari ka vijuar ta shfryjë mllefin me armë duke gjuajtur me pistoletë. Kësaj radhe nën kërcënim është gjendur shtetasi P. Ll që është babai i djemve dhe që me qetësi dhe me lutje ia ka marrë armën nga dora të kërkuarit duke iu lutur që nëse dëshironte ai mund të ulej në kafene dhe ishte i mirëpritur nga stafi.

Burri që e qetësoi S. T mësohet se është personi që më pas ka kryer kallëzimin, teksa policia ka mbërritur për shkak të njoftimit në telefon nga djemtë.

“Djali im ia kapi sëpatën dhe ia hodhi larg, kushëriri ishte i nevrikosur dukej si i pijshëm, u munduam ta qetësojmë dhe i kërkuam të shkojë në shtëpi, por më vonë ai hapi derën e marketit e shtyu me dhunë dhe pashë që në dorën e djathtë mbante një pistoletë. Aty ishte edhe e ëma e tij e të tjerë që nuk i mbaj mend se u trondita psikologjikisht. Ai tentoi të gjuajë drejt meje, e shtyva, ia ngrita dorën lart. Pastaj e qetësova me fjalët; më vrit mua pasi nipat nuk vriten”, dhe pas kësaj fjale ai ma la pistoletën.

Burri tregoi se pas kësaj ngjarjeje në dyqan ka shkuar kasapi i lagjes që i është lutur “ma jep mua pistoletën, pasi S. mund të kthehet dhe në atë gjendje që isha mund të qëlloja. Ia dhashë me qëllim për ta fshehur”, deklaron P. Ll.

Policia shton për Gazetën "Si" se me gjithë këtë situatë horror, ky shtetas është përpjekur ta lehtësojë situatën e të riut që është shpallur në kërkim, duke këmbëngulur se ai nuk kishte gjuajtur me armë. “Ne nuk kemi konflikte me S. T, ai është djemtë e mi janë nipat e babait të S. Policia këmbëngul se nga këqyrja e kamerave në dyqan dallohet se si burri konfliktohet me të riun që mban në dorë një pistoletë, se si disa të tjerë ndërhyjnë për ta neutralizuar mes tyre edhe një grua e moshuar ende e paidentifikuar.

“Në orën 12.09 aty afrohet një këtij shtetasi i afrohet A. K, e merr pistoletën e fut në brez dhe ikën në drejtim të rrugës kryesore”. Policia thotë se kjo ndërhyrje ka ndodhur për të ndihmuar situatën e të riut, pasi ndërkohë afrohen automjetet e policisë dhe nëse arma do ishte gjetur gjendja e tij do ishte rënduar më tej.

Policia ka ndjekur gjurmët e kamerës dhe se ka po shkonte shtetasi A. K që mori pistoletën. “Në shtëpinë me qira ku jeton A. K pamë gjurmë gjaku, kontrolluam dhe nuk gjetëm asgjë, nuk e gjetëm as A. K. Kontrolli i shtëpisë u bë në prezencë të kryeplakut”, thotë një burim për gazetën Si. Pasi nuk e ka gjetur këtë person, por ka administruar njollat e gjakut në banesë dhe një bluzë me gjak, që shton dyshimet se A. K mund të jetë i lënduar, policia e ka shpallur edhe atë në kërkim për përkrahje të autorit të krimit. Sidoqoftë mes një numri të madh personash të pyetur është edhe emri i një gruaje që u shkëmbye me burrin që mori pistoletën për të neutralizuar grindjen e çuditshme./GazetaSi

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e mbështesni vendimin e kryeministrit Rama për të përfshirë në listat e PS-së Luljeta Bozon dhe Najada Çomon?

Komento

Komente

  • O tej: 22/01/2021 21:03

    Pune morrash

    Përgjigju
  • Rrererd: 22/01/2021 07:43

    Pun malokesh

    Përgjigju
  • Darwini: 21/01/2021 17:12

    Dru me pre, majmun me bisht?!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Kamioni përplas biçikletën, plagoset 65-vjeçari në autostradën Durrës-Tiranë