Nuk e kemi luksin për kaq urrejtje…edhe pas Covid-19

Nuk e kemi luksin për kaq urrejtje…edhe pas Covid-19

Po shkruaj këto radhë pasi kam marrë një nga lajmet më të bukura të jetës sime: sot babai im i dashur e kaloi me sukses operacionin dhe doktori nga ana tjetër e telefonit më shpjegoi se rreziku tashmë është në mos zero, shumë afër zeros. Eshtë në Itali, tek vëllai, dhe prej 3 muajsh nuk shihemi e nuk pimë kafen e ditës bashkë.  

Por kjo e enjte, ndryshe nga unë, nuk ka qenë e gëzuar për familjen e një punëtori 63 vjeçar që humbi jetën ndërsa punonte në Tiranë. Një familje e tërë nuk do të jetojë, nuk do të takojë, të dëgjojë, të pijë kafen e ditës me njeriun e dashur. Dita nisi me tragjedinë e Beratit, një 75 vjeçar me dy nipërit e tij humbi jetën duke pastruar pusin nga ku merrnin ujin.  Sa familje janë ku e mira nuk ulet prej kohësh në tavolinat e tyre?

E ndërsa shumë përballen përditë me të mirat e të këqijat e jetës, me rëndesën e gjendjes së të gjithëve pas pandemisë, janë shumë të tjerë që i ushqejnë me zhdërvjelltësi e falsitet “gjëmat”. Sidomos urrejtjen. Sajojnë, krijojnë, shtojnë, heqin, manipulojnë me të vetmin qëllim: të shumëfishojnë të keqen, sikur ajo të mos mjaftonte me atë që vjen natyrshëm nga fati i mirë apo i keq i rastësisë.

Niveli i evolucionit për secilin prej nesh është shumë i ndryshëm; dikush ka dritën e mjaftueshme për të parë më qartë, e dikush ndodhet ende në epokën e qiriut të zbehtë. “Nëse zhdukim injorancën, - do të shkruante një njeri i mençur, - zhdukim dhe të keqen”. “Nëse korrigjon një idiot,- shkruan një tjetër, - do të të urrejë gjithë jetën. Nëse korrigjon një të zgjuar, do të të jetë mirënjohës gjithmonë”. Mesa duket, në të përditshmen tonë, duhet të ecim si në një fushë të minuar ku disa janë përqëndruar të shijojnë familjen, punën e bukuritë e jetës; të tjerë, të vetëshpërthejnë plot helm. Por në kohë të vështira, kush nuk është si familja e punëtorit të vrarë, kush nuk humb jetën e të afërmit duke hapur pusin për ujë, e ka luksin të qajë e të shajë edhe më fort se ata që vuajnë vërtetë për shëndetin, dinjitetin, lirinë dhe bukën e gojës? Zhurma e bërë prej tyre, dobëson vuajtjen e vërtetë të shumë njerezve që meritojnë vëmendje.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglsteri: 08/05/2020 14:06

    Ekselente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)