'Nuk e kuptoj çfarë kanë me Vllazninë', Jonuz ankohet për arbitrat: Iki nëse problemi jam unë

Ndeshja e fundit e javës së 11 të Superligës është mbyllur me fitoren e kontestuar të Bylsit në fushën e Vllaznisë. Ballshiotët arritën të merrnin tre pikët falë falë një goli të Jankut në minutën e 16, por te shkodranët pati shumë ankesa për këtë episod pasi fillimisht anësori e anulloi për pozicion të parregullt, ndërsa më pas kryesori vendosi për të kundërtën.

Pas ndeshjes shumë i irrituar ka qenë trajneri i Vllaznisë Mirsad Joniz, i cili ka deklaruar:

“Pas vendimit që ishte gol jashtë loje apo jo erdhi dhe nervozizmi. Arbitri nuk na mbështeste. Edhe me Tiranën, Partizanin, e njëjta histori. Çfarë problemi kanë me Vllazninë?”

Trajneri nga Maqedonia Veriut nuk u ndal këtu, por bëri me faj të gjithë ambientin e Shkodrës që ushtron presion ndaj ekipit.

Jonuz: “Unë erdha këtu para 3 muajsh dhe të gjithë ish-trajnerët filluan të më sulmojnë. Të gjithë lojtarët e akademisë flisnin për mua. Ky është presion ndaj meje. Nëse iki unë nuk ka problem, pork am ardhur për të punuar dhe po marr presion. A tek unë është problem?”

Vllaznia gjatë këtij sezoni ka patur mjaft ulje ngritje, ndërkohë që veten duhet ta marrë shpejt pasi të premten e pret derbi i Shqipërisë me Tiranën, një sfidë që luhet në Selman Stërmasi. Kujtojmë se ndeshja e fazës së parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 0-2 në favor të Tiranës dhe shkodranët e kontestuan shumë për shkak të vendimeve të arbitrit.
 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 05/11/2019 16:48

    Goli i Bylis ishte i paster, kot ankoheni dhe beni viktimen. Gaboi anesori fillimisht, por bravo kryesorit qe vendosi drejtesine i pandikuar nga faktori fushe qysh ka ndodhur rendomte ne kampionatet shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor