SHKODER- Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë së Shkodrës ka bërë të mundur shpëtimin e një 59-vjeçareje që tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur në ujërat e lumit Buna.
Për Report TV, efektivi Erixhon Senko ka rrëfyer momentet e ndërhyrjes, duke treguar se reagimi i menjëhershëm ishte vendimtar për shpëtimin e jetës së gruas.
“Ne morëm njoftim nga salla operative se një person po hidhej tek Ura e Bunës. Kur u afruam pamë se personi kishte rënë në ujë. Nuk e mendova dy here dhe u hodha për ta shpëtuar. Kjo është e parë që marr pjesë ne operacion të tillë. Pasi e nxora nga ujë më ndihmuan kolegët për ta transportuar drejt spitalit. Jam i emeruar në Policine e Shkodrës që në tetor 2024 kur kreva Akedeminë.
Ai shprehet se pas ngjarjes ka marrë shumë telefonata dhe mesazhe përgëzimi për gjestin human, ndërsa thekson se shpëtimi i jetëve është misioni kryesor i Policisë së Shtetit.
“Kam marrë shumë urime dhe falenderime nga kolegët dhe të njohur por dhe nga qytetarët. Ky është një gjest që rrit besimin tek Policia e Shtetit”, shton ai.
Në këtë ndërhyrje morën pjesë edhe efektivët Françesko Hoxha, Kristjan Loci dhe Armel Sufaj, të cilët bashkëpunuan për të nxjerrë 59-vjeçaren nga uji dhe për ta transportuar drejt spitalit. Aktualisht, 59-vjeçarja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka sjellë reagime pozitive nga qytetarët, të cilët kanë vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e efektivëve të policisë.
Komente











E meriton titullin shef I madh policie duhet te ngrihet ne detyre , pse jo te jete kandidat per drejtor pergjithshem i poiciise ne konkursin e rradhes
PërgjigjuMPB duhet të mendojë seriozisht për transferimin nga Shkodra në Korçë të shumë policëve që pa asnjë kriter, si pasojë e paaftësisë së menaxhimit të burimeve njerëzore, përfunduan të emëruar në Shkodër!! Çunit ju bëftë dita një mijë!!
PërgjigjuBravo, ke bere akt heroik qe pak do ta benin. Respekt per ty efektiv e djalosh flori.
Përgjigju