Nuk është Basha kundërshtari juaj!

Nuk është Basha kundërshtari juaj!

Lulzim Basha

Ka më shumë se një vit që po bëhet gjithçka sikur Basha është kundërshtari i PD dhe i demokratëve! Kjo është një qasje e gabuar që nuk i shërben PD, demokratëve e as Opozitës! Duke sulmuar Bashën që këtu fillon loja e keqe për të përçarë të djathtën, për të dëmtuar PD e duke favorizuar kështu jetëgjatësinë e këtij pushteti që jo vetëm nuk ka asgjë demokratike, por një gjë është e sigurt që demokratët nuk i don dhe nuk i ka dashur kurrë! Sa më shumë rritet numri i demokratëve dhe bashkimi i tyre aq më kollaj mundet ky pushtet e aq më i dobët bëhet qëndrimi i tij!

Si mund të jetë Basha e keqja e demokratëve që ai është rritur tek demokratët, ka fituar me demokratët e ka arritur karrier e pushtet me votën e demokratëve?! Basha ishte ai që u bo ministër i brendshëm, ministër i transporteve, ministër i infrastrukturës, i jashtëm, kryebashkiak i Tiranës e kryetar i vetë PD për dy mandate me beteja nga më të besjtira6si zgjedhore, politike e juridike! Nuk është Basha e keqja e PD ashtu siç ua kanë treguar në këto dy vite e po ashtu nuk është as pengesa që demokratët të bashkohen, rriten e të fitojnë zgjedhjet!

Fakti se Bashën e perligjin me ashtuquajtura skandale ndërkombëtare apo me akuza të brendshme, dëshmon qartë se Basha është pengesa dhe kundërshtari kryesor i këtij pushteti! Demokratët duhet të kuptojnë mirë kundeshtarin e tyre politik e po ashtu duhet të kuptojnë se duke kërkuar e krijuar armiq të brendshëm imagjinar po dëmtojnë kauzat e tyre dhe mundësinë e tyre për të ardhur në pushtet!

Nëse demokratët e duan bashkimin- pa bashkim nuk fitojnë asgjë- duhet të heqin dorë nga lufta e padrejtë dhe ekzagjeruar kundër Bashës! Lidershipi nuk fitohet në një ditë e as në një vit, Basha është produkt i një investimit të gjatë të PD dhe i demokratëve e nuk është lluksi që atë ta konsiderojmë sikur nuk ekziston ose edhe më keq duke e etiketuar si "armik"!

Zgjedhjet lokale po vijnë dhe PD e po ashtu edhe demokratët duhet të fillojnë të reflektojnë e të pranojnë faktin se Basha ekziston, është aty dhe është i dobishëm! Nuk mund të fshihet historia e një lideri për çdo lloj ngjarje edhe duke përfshirë ato që trazuan ujërat në PD duke shkaktuar një krizë të paprecedent! Basha është aty e ka akoma shumë për të dhënë për vendin, PD e demokratët e mjafton vullneti dhe formula sesi mund të jetë ai në rolin që i takon dhe mundet!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?