Nuk fituat lotarinë amerikane?
Ambasada ofron një tjetër shans

Nuk fituat lotarinë amerikane?<br />Ambasada ofron një tjetër shans
Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpallur aplikimet për programin veror të punësimit për vitin 2017.  Aplikimi ka nisur në 1 mars 2017.
 
Në njoftimin në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane,  thuhet se të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë studentët të cilët kanë përfunduar të paktën një semestër të vitit të parë të universitetit.

Duke u bazuar në eksperiencat e mëparshme, nxënësit kanë udhëtuar në qytete të ndryshme në të gjithë të SHBA për të shkëmbyer kulturat.
 
Njoftimi i plotë
Për të marrë pjesë në Programin Veror të vitit 2017 të Punësimit, aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

Ata duhet të jenë studentë me kohë të plotë në një universitet të akredituar së fundmi, të cilët kanë përfunduar të paktën një semestër të vitit të parë të universitetit.
Duhet të zotërojnë mirë gjuhën Angleze, dhe të kenë rezultate të mira shkollore.
Çdo student, duhet të jetë i aftë të demostrojë se ai/ajo do të kthehet në Shqipëri në përfundim të programit. Studentët e vitit të fundit, mund të aplikojnë, por ata mund të kenë më shumë vështirësi për të dhënë prova të lidhjeve të mjaftueshme me Shqipërinë. Për ata që kanë ndjekur më pak se një vit universitet, koha e studimeve, mund të mos konsiderohet një investim i konsiderueshëm në shkollim aq sa të krijojë lidhje me Shqipërinë.
Ata duhet të kenë një vend pune të konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, në kohën e intervistës.
Studentët me kohë të pjesshme, me korespondencë, ashtu si edhe ata që ndjekin shkolla profesionale, ata që mësojnë në distancë, dhe shkolla të mesme për të rritur, nuk kualifikohen për Programin Veror të Punësimit.
 
Ne nuk mund të miratojmë vizat e Programin Veror të Punësimit për studentët që nuk marrin pjesë në një institucion plotësisht i akredituar. Studentët që ndjekin programet e akredituara brenda institucioneve të pa akredituar nuk do të pranohen. Ambasada nuk mund të miratojë çdo aplikim që nuk i plotësojnë kriteret e mësipërme.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)