"Nuk i komandoj dot, është shembull jete", Erjona Sulejmani përlotet për njeriun e shtrenjtë në emision (Video)

Modelja Erjona Sulejmani

Erjona Sulejmani është përfolur gjithmonë për deklaratat e saj bombastike që bën në rrjetet sociale dhe në emisionet ku ftohet. Modelja shqiptare është e njohur si ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar Blerim Xhemaili, me të cilin ka edhe një djalë të vogël.

E ftuar në emisionin "Pasditja ime" me Eraldo Rexhon, Erjona u përlot teksa fliste për personin e saj më të shtrenjtë që ka që është nëna e saj. Modelja u shpreh se janë lot gëzimi që nuk i komandon dot pasi nëna e saj ka qenë një heroinë për të dhe se i ka qëndruar gjithmonë pranë në çdo vendim që ka marrë në jetën e saj.

"Mamaja ime është gjithçka për mua. Është heroina ime. Kur je fëmijë i vogël, ke gjithmonë një pikë ku thua 'Kam për të arritur' ose një person që thua 'Kam për tu bërë'. Zakonisht fëmijët e vegjël thonë do të bëhem superman, unë kam thënë gjithmonë dua të jem si mamaja ime. Më ka mbështetur gjithmonë dhe ndaj çdo gjë me të,”- rrëfeu Sulejmani mes lotësh.

Me tej bukuroshja shkodrane foli edhe për eksperiencën e saj në “Temptation island vip”, për të cilën u shpreh se ishte një eksperiencë e mrekullueshme dhe e domosdoshme për të, për të njohur veten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë