Nuk i ndaluan policisë, arrestohet 30-vjeçari shpallur në kërkim në Lezhë, nën hetim edhe dy të rinj

Nuk i ndaluan policisë, arrestohet 30-vjeçari shpallur në kërkim në Lezhë, nën hetim edhe dy të rinj

Foto ilustruese

LEZHË- Një 30-vjeçar  është vënë në prangat e policisë në Lezhe pasi është shpallur për kultivimin e lëndëve narkotike.

Policia konfirmon se 30-vjeçari sëbashku me dy persona të tjerë ka qenë në një mjet dhe nuk kanë ndaluar pasi policia i ka bërë me shenjë për të ndaluar. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar më shpejtësi me mjetin në të cilin ishin pasagjerë vëllai i tij, shtetasi E. N., 25 vjeç dhe shtetasi i shpallur në kërkim Gj. N.  

Në vijim të veprimeve u referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 22 vjeç dhe E. N., 25 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?