Nuk i shërbeu çajin në kohë, shqiptari kap gruan për flokësh dhe e përplas në lavaman

Nuk i shërbeu çajin në kohë, shqiptari kap gruan për flokësh dhe e përplas në lavaman

Foto ilustruese

Një burrë shqiptar ka dhunuar gruan e tij për faktin se ajo nuk i ka shërbyer çjin në kohë, pasi po përgatiste mëngjesin për fëmijët. Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj, Kosovë dhe për këtë ngjarje Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj bashkëshortit në fjalë. Ai akuzohet për dhunë në familje.

Mediet lokale shkruajnë  se sipas organit të akuzës, i pandehuri e ka kapur për flokësh bashkëshorten dhe ia ka përplasur kokën në lavaman dy, tre herë. Mësohet se gruaja ka pësuar lëndime trupore. Prokuroria themelore në Ferizaj i ka propozuar gjykatës Themelore në Ferizaj, që i pandehuri të shpallet fajtor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë