Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri

Psikologët votuan sërish në asamblenë e jashtëzakonshme shkarkimin e presidentes së Urdhrit të Psikologut.

Gjatë asamblesë ata hodhën votën edhe për presidentin e ri. Me 286 vota ata zgjodhën Altin Nikën si president të ri të Urdhërit të Psikologut. Duke qenë se Valbona Treska nuk e ka lënë detyrën pavarësisht votave kundër saj në Asamble, paralajmëruan t’i drejtohen Gjykatës së Tiranës.

“Asambleja e dyte ishte e domosdoshme në kushte ku vendimet e asamblesë së parë nuk u pasqyruan nga këshilli kombëtar. Dezertuan të bënin detyrën që duhet ta bënin. Në momentet që shkarkohet një drejtues, duhet domosdoshmërish të zgjidhet dhe drejtuesi i ri. Kur mblidhen 550 vetë do të thotë që problemet ekzistojnë.

Sipas ligjit asambleja mblidhet kur thërret presidenti ose kur vet mblidhet vetë me 1 të 3-ën. Për shkak të problematikave dhe abuzimeve. Është marrë në dorë nga 1 e treta. Nuk është lojë që të mblidhen 550 firma. Detyra e ccdo antari është në momentin ku vijohet në dijeni për një shkelje dhe duhet të referohet në organet kompetente. Zonja është kallzu në prokurori nga antarët rreth një muaj më parë. E njëjta dhe prokurorisë së rrethit”, tha kandidati për president të Urdhrit të Psikologut Altin Nika.

“U miratuan disa ndryshime për sa i përket funksionimit të urdhërit por edhe për të zgjedhur kreun e ri. Thjesht është ccështje e funksionimit. Ka pakënaqësi për pagat, për përzgjedhjen e antarve të komisioneve drejtuese dhe për kuotat që ne duhet të paguajmë. Nuk ka asgjë personale me individin, por për funksionin”, tha Nerida Llaha, antare e urdhërit të psikologut.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • march: 18/05/2024 22:35

    BRAVO!! JU LUMTEE! MBLIDHUNI DHE TE SHKARKOHET NJEHERE E MIRE AJO DREJTUESE SI SHUSHUNJE QE KANPIRE GJAKUN E PSIKOLOGVE . URIME SHPRESOJ TE SHKARKOHET AJO DREJTUSE .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre