Një person është arrestuar në Mirditë, pasi u kap me disa doza heroinë dhe një sasi lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. I arrestuari është Altin Nika 41 vjeç banues në Mat.
Policia thotë se pas informacioneve të marra në rrugë operative se 41-vjeçari shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla organizuan punën dhe në fshatin Perlat e bllokuan ku nga kontrolli u zbulua droga, ndërsa makina u sekuestrua.
Komento