“E pavërtetë që nuk i jam përgjigjur ambasadores Yuri Kim”. Kjo është përgjigja e deputetes së PD Sorina Koti për Eduard Shalsin, me të cilin pati përplasje në distancë për cështjen e Sali berishës 'non grata'.
Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Koti tha se gjatë takimit që mbajtën me ambasadoren e SHBA, Shalsi u përpoq të shpërqendronte fokusin e bisedës nga problemet e ekonomisë për ta çuar te Sali Berisha, por nuk ia doli. Ajo shtoi se në asnjë moment nuk është përmendur emri i Sali Berishës apo i problemeve brenda Partisë Demokratike.
“Dua të bëj me dije që takimi ka qenë institucional mes Komisionit të Ekonomisë dhe ambasadës amerikane dhe në asnjë moment nuk është përmendur emri i Berishës apo problemeve të brendshme në PD.
Ka pasur tentativë nga Shalsi për të hapur çështjen e Berishës apo problemet tona të brendshme, por nuk ka gjetur një përgjigje qoftë nga ambasadorja apo unë. Është e pavërtetë që ambasadorja ka bërë pyetje e s’ka marrë përgjigje por ka qenë tentativë e Shalsit për ta hequr vëmendjen nga problemet e ekonomisë duke e çuar tek Berisha”, tha Koti.
Por në reagimin e saj pas takimit me Yuri Kim, Koti tha se i bëri të qartë ambasadores se qeveria mban peshën më të madhe për reformat ndërsa opozita është denoncuese dhe është në terren me qytetarët. Gjithashtu, si deputete e Rithemelimit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ndërkombëtarëtm, por nuk bëri asnjë koment për Berishën. Pas kësaj, kryetari i Komisionit të Ekonomisë deklaroi jashtë kryesisë së Kuvendit se Koti nuk e gjeti kurajon që t’i thojë ambasadores së SHBA përse mbështet Sali Berishën, të cilit nuk i përmend emrin por i referohet vetëm si ‘non grata’.
Përplasjet mes Kotit dhe Shalsit vijnë pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim po zhvillon takime me krerët e komisioneve parlamentare. Ditën e sotme u ndal te Komisioni i Ekonomisë dhe zhvilloi bisedë me kryetarin e nënkryetaren. Fokusi i bisedave ishte mbështetja financinare për reformat.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.6%
-
Jo
63.9%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Halit Valteri: Kam dokumentet që vërtetojnë se Këlliçi pagoi për foton me Trump, t’u tregojë shqiptarëve ku i gjeti paratë
24 Janar, 18:42
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52