Mësohet nga mediat e huaja se vajza së bashku me Di Caprion nuk ka qenë Dreshaj, por aktorja Margot Robbie. Ajo së bashku me Leonardon luajnë në filmin “The Wolf of Wall Street”. Kanë qenë vetë mediat e huaja të cilat publikuan të dy këto versione.
Ndërkohë në çastin kur fotot u publikuan as Shpati as Afërdita nuk mohuan ekzistencën e tyre, madje kanë pohuar se janë mjaft miq me aktorin Di Caprio. Gjithashtu Dreshaj pas publikimit të këtij lajmi publikoi në faqen e saj në Twitter një foto ku shfaqej bionde dhe me pantallona të shkurtra si Margot.
Nuk dihet si do të jetë reagimi i çiftit Dreshaj Kasapi pas këtij lajmi të ri.(xh.k/shqiptarja.com)