Nuk ishte  Afërdita biondja
në ballkonin e Di Caprios?

Nuk ishte  Afërdita biondja <br />në ballkonin e Di Caprios?
Pas publikimit të lajmit dhe fotove ku shfaqeshin në ballkonin e një hoteli në Miami, Afërdita Dreshaj dhe aktori hollivudian Leonardo Di Caprio, fakte të reja janë publikuar rreth kësaj ngjarje.



Mësohet nga mediat e huaja se vajza së bashku me Di Caprion nuk ka qenë Dreshaj, por aktorja Margot Robbie. Ajo së bashku me Leonardon luajnë në filmin “The Wolf of Wall Street”. Kanë qenë vetë mediat e huaja të cilat publikuan të dy këto versione.



Ndërkohë në çastin kur fotot u publikuan as Shpati as Afërdita nuk mohuan ekzistencën e tyre, madje kanë pohuar se janë mjaft miq me aktorin Di Caprio. Gjithashtu Dreshaj pas publikimit të këtij lajmi publikoi në faqen e saj në Twitter një foto ku shfaqej bionde dhe me pantallona të shkurtra si Margot.



Nuk dihet si do të jetë reagimi i çiftit Dreshaj Kasapi pas këtij lajmi të ri.(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave