POGRADEC- Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar në Pogradec, pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Edvin Bucajt, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Jaguar’, i është kërkuar nga forcat e policisë rrugore që të ndaloje, por 19-vjeçari nuk iu është bindur urdhrit të tyre.
Ai është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar në afërsi të vendit të quajtur "Guri i Kuq".
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 19-vjeçari dyshohet se kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.